E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të mëhershme, shkencëtarët edhe kanë pritur një rritje më të madhe të masës muskulore te femrat të cilat vazhdimisht janë stërvitur dhe që vazhdimisht kanë konsumuar qumësht, por janë befasuar me sasinë e indit yndyror të humbur.
Qumėsht pėr trup mė tė mirė
















Gratë të cilat konsumojnë dy gota të mëdha qumësht në ditë pas stërvitjeve të cilat përfshijnë ngritjen e peshave, zhvillojnë masë më të madhe të muskujve dhe humbin më shumë ind yndyror krahasuar me gratë të cilat konsumojnë pije energjetike me bazë sheqeri, bëjnë të ditur studimet e reja të shkencëtarëve kanadezë.

Ngritja e peshave nuk është një ushtrim tipik për femra, por megjithatë është shumë e dobishme për shëndetin pasi shton fuqinë, forcon eshtrat, muskujt dhe metabolizmin në një mënyrë të cilën llojet tjera të ushtrimeve nuk mund ta arrijnë, bëjnë të ditur autorët e studimit.

Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të mëhershme, shkencëtarët edhe kanë pritur një rritje më të madhe të masës muskulore te femrat të cilat vazhdimisht janë stërvitur dhe që vazhdimisht kanë konsumuar qumësht, por janë befasuar me sasinë e indit yndyror të humbur.

Femrat shpesh shmangin produktet e qumështit duke llogaritur se këto shkaktojnë trashje, por ky hulumtim pohon se ngritja e rregullt e peshave dhe konsumimi i përditshëm i qumështit, ndihmon femrat të kenë një ndërtim dhe përbërje më të mirë të trupit. /Telegrafi/

Publikuar: 29.05.2010 | 01:15
Lexuar: 843 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime