Republika e Maqedonisë është një ndër 11 vendet themeluese dhe një nga 30-të vendet-anëtare përkrahëse të kësaj qendre të njohur dhe rajonale me seli në Rakitje, Kroaci, e cila pikërisht këtë vit në mënyrë simbolike e shënon 10-vjetorin nga ekzistimi i saj.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në dy ditët në vijim do të jetë organizatore e Konferencës rajonale për NATO- integrimet e Evropës Juglindore (EJL), e cila do të mbahet në Manastir. Temë e Konferencës paraprake rajonale do të jetë rëndësia e integrimeve të NATO-s në EJL, zhvillimi i vizionit të përbashkët transatlantik dhe perspektivat e ardhshme të rajonit.
"Manastiri është qytet në të cilin edhe më herët janë organizuar aktivitete të dukshme, politike, kulturore dhe ekonomike. Për këtë konsiderojmë se është mirë që porosinë për integrimin e Ballkanit këtë herë ta dërgojmë nga Manastiri, nga vendi ku historia ka lënë vulë dhe mbresë të fortë", theksoi organizatori i kësaj ngjarje, ministri i Mbrojtjes, Zoran Konanovski në vigjilje të Konferencës rajonale për integrimet e NATO-s në EJL.
Në hapjen solemne të Konferencës rajonale që sot nga ora 20 do të mbahet në lokalitetin antik Herakleja Linkestis në Manastir, ministri Konjanovski do organizojë pritje për kolegët e tij, ministrat e mbrojtjes të: Shqipërisë, Arben Imami, Kroacisë, Branko Vukeliq, Sllovenisë, Lubica Jelushiq dhe Turqisë, Vexhdi Gjonul, si dhe zëvendës-ministrat e mbrojtjes të Bosnjës e Hercegovinës dhe Malit të Zi, sekretarin shtetëror për mbrojtje të Serbisë, përfaqësues nga qendra rajonale për bashkëpunim të sigurtë RAKVIAK, delegacione të larta mbrojtëse prej më shumë se 11 vende nga rajoni dhe më gjërë, përfaqësues nga Brukseli dhe nga komanda e NATO-s në Napoli, si dhe përfaqësues nga institucionet relavante në Republikën e Maqedonisë dhe nga kori diplomatik mbrojtës në Republikën e Maqedonisë.
Konferenca rajonale në Manastir është mundësi për konfirmimin e kontributit të Republikës së Maqedonisë drejt përforcimit të stabilitetit, sigurisë dhe promovimit të çështjeve nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare nga sfera e sigurimit, përmes përkrahjes së qendrës për bashkëpunim të sigurtë RAKVIAK.
Republika e Maqedonisë është një ndër 11 vendet themeluese dhe një nga 30-të vendet-anëtare përkrahëse të kësaj qendre të njohur dhe rajonale me seli në Rakitje, Kroaci, e cila pikërisht këtë vit në mënyrë simbolike e shënon 10-vjetorin nga ekzistimi i saj.