E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse bëhet një përllogaritje mesatare, për ndërtimin e një paralele në këtë shkollë është nevojitur një vit e gjysmë, rekord negativ i cili me siguri nuk shënohet as në shtetet më të varfra të Afrikës.
MASH-it i nevojiten 8 vite pėr tė ndėrtuar 5 klasa












Objekti i gjimnazit në komunën e Dollnenit, i cili është duke u ndërtuar që nga viti 2002, ende nuk ka kushte të përshtatshme për zhvillim të procesit edukativo arsimor. Nga kjo komunë bëjnë të ditur se edhe pse ky objekt ka kapacitet prej pesë klasave në të cilat do të mësojnë rreth 120 nxënës, ndërtim i tij zvarritet rreth tetë vite dhe ende nuk dihet sigurt nëse do të jetë gati në shtatorin e këtij viti.

Nëse bëhet një përllogaritje mesatare, për ndërtimin e një paralele në këtë shkollë është nevojitur një vit e gjysmë, rekord negativ i cili me siguri nuk shënohet as në shtetet më të varfra të Afrikës.

“Ky objekt tani më tetë vite ka që ndërtohet dhe shpresojmë që sa më shpejtë të jetë gati pasi që nuk është ndonjë objekt gjigant për të cilin nevojiten dekada. Deri më tani gjërat që mungojnë janë të shumta si inventari, rregullimi dhe adaptimi i klasave, rregullimi i dritareve por nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), na thanë që deri në shtator të gjitha do të jenë gati e neve na mbetet vetëm që të shpresojmë që do e mbajnë fjalën kësaj radhe”, tha Myzafer Islami, nga udhëheqësia e sektorit për arsim në komunën e Dollnenit.

Kurse sa i përket pavarësimit të këtij gjimnazi në të cilin parashikohet të mësojnë paralelet shqipe të disperzuara nga gjimnazi “Mirko Milevski” i Kërçovës, Islami thotë se kjo çështje duhet të rregullohet vitin e ardhshëm.

“Kemi bërë kërkesë për formimin e një gjimnazi të ri dhe të ndahemi nga ‘Mirko Milevski’, por kjo kërkesë nuk u morr parasysh. Së pari duhet të rregullohet ky objekt që nga shtatori nxënësit të mund të ndjekin mësimin, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm presim që të zgjidhet edhe problemi i emrit dhe i ndarjes së këtij objekti”, theksoi Islami. Ndërsa nga MASH-i thonë që janë duke bërë përpjekje maksimale që ky objekt të jetë gati deri në fillimin e vitit të ri shkollor. “Punimet janë zvarritur si pasojë e instalimit të ujit dhe rrymës e disa pengesave tjera. Janë duke u bërë përpjekje maksimale që ky projekt të përfundojë”, tha Numan Sallau, nga sektori për informim i MASH-it.

Ai gjithashtu shtoi se ka mbetur shumë pak punë, që do të thotë se objekti është në fazën përfundimtare dhe shumë shpejtë do të jetë gati dhe fëmijët nga shtatori do të mund të ndjekin mësimin në objektin e ri. Ndërkaq, përveç gjimnazit nuk ka asnjë drejtim tjetër në komunën e Dollnenit, andaj ata nxënës që janë të interesuar për drejtimet tjera të shkollës së mesme duhet të ndjekin mësimin në Tetovë, Kërçovë apo Shkup./lajm/

Publikuar: 30.05.2010 | 17:52
Lexuar: 633 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime