E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në rajonin e Tetovës nga 59 klube të futbollit, për vendim për veprimatri sportive në Agjencionin për Rini dhe Sport në RM kanë aplikuar diku 12-15 skuadra, nuk ka njohuri se një gjë të till, e kan bërë klubet e sporteve tjera. Kjo vetëm është një dëshmi se sa jemi azhur në punën që duhet bërë ? Federata e Skijimit të Maqedonis ë është shembull pozitiv për autoritetn e përfaqësuesëve shqiptar.
Sporti do punė jo llafe boshe, autoriteti fitohet me punė...
Me shkas: Autoriteti i përfaqësusësve shqiptar në Federatat sportive





Nga Shaban Sinani

Kur ka suksese të gjithë i rahim gjoksit se ja kemi bërë diçka, ndërsa kur ka dështime faji gjithmonë i hudhet te individi apo …. Por në vitin 2009 mbetet shpresa që të mirën dhe të keqen të ndajm bashkërisht… Sporti do punë jo llafe boshe ti rekemi punës serioze . më pak fjalë, më tepër punë, investime në vende të duhura pikësë pari në infrastrukturën sportive.

Po është e vërtet se kjo që u përmend më lartë janë refrene të shpeshta që ndëgjohen nga përfaqësuses shiptar të cilët janë të kyçur nëpër Federata të ndryshme, të cilët fatkeqësishtë janë në numër jo adekuat. Pra disa ditëve në një pronoicim , kryetari i LFK të Gostivari, Pajazit Shehapit, i cili është edhe anëtar i KD të FFM-së pyetjes se sa është autoriteti i përfaqësuesëve shqiptare në organet e FFM-së, pos tjerash tha:”Autoriteti është më i ulët se vetë përqindja e shqiptarëve në këto organe të FFM-së” ndërsa antari nga Kumanova në KD të FFM-së Sheat Rexhepi, në një bised joformale tha “Autoriteti i shqiptarëve në organet e FFM-së është i barabart me zero”. Një situat e till është edhe ne Federatat tjera ku pjesmarja e shqiptarëve në për ato oragane nuk është aq e theksuar.

Deri në fund të vitit 2006, në Federatën e futbollit të Maqedonisë ku pjesmarja është në një përgjindje më të theksuar autoriteti i përfaqësusesëve tanë ka qenë në nivelin e duhur. Ky autoritet është dëshmuar me rezultate konkrete kur në elitën e futbollit kishte katër skuadra, dy në ligën e dytë dhe ajo që ishte më e theksuar lliga e tretë në grupin perëndim ku garonin 14 skuadra nga LFK e Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës.

Autoriteti i përfaqësusëve tanë ndihej edhe me rastin e përcaktimit të lauretave për vitin ë e lëmë pas.
Në dy vitet e fundit në LFK të Tetovës dhe atë Gostivarit pothujse nuk është organizuar Liga komunale që vërtet është baz për ngritjen e cilësisë së futbollit.

Këtë fund vit FFM-ja për shqiptarët kishte rezervuar vetëm tre shpërbilime edhe pse mendimi i opinionit më të gjëtë është se kjo është një përzgjedhje më e keqe deri më tani., edhe pse ka qenë insistimi përfaqësusëve tanë që lista e laureatëve të jetë tjetër fare por ata janë mbivotuar . Nga ana tjetër çka të thuhet për sjelljet e seleksionuesit Katanec i cili pothujse në asnjë moment nuk konsultohet me përfaqësuesit shqiptar. Kjo vall a do koment ?!

Bëhet pyetje sa është autoriteti përfaqësuesëve tanë në Federatat e Volejbollit, Hendbollit, . Themi në atë volejbollit pasi nuk kemi njohuri se a thua vall seleksionusi ka menduar ndonjëherë që të thëras bile në ndeshje kontrolluese Habil Ajetin, Idriz Bexhetin, apo vllëzërit Vela….


Në Federatën e hendbollit si duket as që ka përfaqësues, por në këtë sport tani përtani shqiptarët prezentohen vetëm me dy skuadra “Univers 1” në Super ligën republikane të femarve dhe ekipin “Jehona” që garon në ligën e parë për meshkuj.
Në Federatën e Sikijimit të Maqedonisë përfaqësimi është në mënyrë adekuate dhe si duket autroriteti i përfaqësuesëve shqiptar është në nivelin e duhur këtë e dëshmojnë edhe përfaqsimi me dy anëtar të repereznatcionit sheteror Dardan Dehari i cili është shumë afër të plotësimit të normës Olimike dhe i Besar Iljazit dy anëtar të KS Shkëndija e Tetovës .
Një situate e ngjajshme është edhe në Federatën e Karatesë ku mund të thuhet se respektohet deri diku fjala e përfaqësusëve shqiptare, si dhe përfaqësimi në seleksionte e nbdryshme si duket është i kënaqshëm.

Në Federatën e Atletikës ku mundsit për realizimin e kërkesave ajnë më të mëdha, fatkeqësishtë akoma nuk ka garues të cilët me rezultatet e veta do të shtynte seleksionuesit që të mendonin për ta por kjo nuk do të thotë se gjatë këtij viti që po vjenë nuk do të ketë garues të till.

Shtrohet pyetja se çka përfaqësonë ata njërëz të cilët nuk përfillen, pse nuk reagojnë në nivelin e duhur pasi një gjë të till nga ato e kërkon baza. Nga ana tjetër të shumtë janë ata njerëz të cilët presin vetëm data e zgjedhjeve për të ngritë zërin, për të fituar ndonjë post me pretekst se dikur kanë qenë sportist, ndërsa në fakt asnjëherë nuk kanë dhënë kontributin e duhur në sport, të till janë të shumtë.

Data 31 dhjetor ishte afati i fundit për aplikimin e klubeve sportive për të pajisur me Vendim për veprimatri sportive, nga ana e Agjencionit të Rinisë dhe Sportit në RM. Por përsëri do të themi fatkëqësishtë nga 59 klube të futbollit, në rajonin e Tetovës, për vendim për veprimatri sportive në Agjencionin për Rini dhe Sport në RM kanë aplikuar diku 12-15 skuadra, nuk ka njohuri se një gjë të till, e kan bërë klubet e sporteve tjera dhe në qytetet tjera . Kjo vetëm është një dëshmi se sa jemi azhur në punën që duhet bërë.


Por tani është koha kur definitivishtë të gjithë duhet të mendojnë kthjellët se për të arritur në ndonjë post ndoshta është lehtë por këtë duhet merrituiar me punë paraparake, dhe me projekte të duhura, e jo me llafe boshe pasi kjo nuk i shërben askujt


Publikuar: 05.01.2009 | 20:15
Lexuar: 937 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime