E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas shumë xhelozive dhe intrigave, është koha e shoqërive dhe miqësive të reja që dalin në shesh. Këtë rradhë vendosëm të tregojmë tre shoqëri të reja nga estrada, Nora dhe Tuna, Leonora dhe Vesa, si dhe Zanfina dhe Dafina.
Kėngėtaret hedhin armėt, mė mirė po tė jemi shoqe
















Blerand Rexhepi




ZANFINA ISMAILI ME DAFINA ZEQIRIN

Janë dy nga këngëtaret më aktuale në estradën kosovare. Shoqëria mes tyre ka filluar shumë shpejt, me daljen e Dafinës në skenë. Edhe këto të dyja tregojnë se mes tyre nuk ka xhelozi pasi muzika që kultivojnë i dallon shumë njëra prej tjetrës. Dafina dhe Zanfina kalojnë kohë të gjatë së bashku kur janë të lira. Ato mund t’i shohësh shpesh së bashku nëpër Prishtinë duke bërë shopping.



NORA ISTREFI ME TUNA SEJDIUN

Tuna dhe Nora


Dy këngëtaret që kohëve së fundit shihen gjithmonë e më shumë së bashku janë Nora dhe Tuna. Duke lënë mënjanë xhelozitë, ato të dyja në të gjitha eventet paraqiten së bashku, qoftë edhe me shoqëruesit e tyre në këtë rast me Robertin dhe Rilindin. Në mënyrë që të duket shoqëria akoma më e afërt, Nora ishte e vetmja këngëtare e pranishme në dasmën e Tunës.












VESA LUMA ME LEONORA JAKUPIN

Vesa dhe Leonora kanë filluar miqësinë e tyre viteve të fundit. Koncertet dhe udhëtimet kanë bashkuar këto dy këngëtare. Edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë, Vesa dhe Leonora kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Para disa javëve ishte Vesa së bashku me disa kolege të tjera që i kishte bërë surprizë Leonorës kur ka festuar ditëlindjen, ndërsa e njëjta gjë i është kthyer nga Leonora duke qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Vesës disa ditë më herët.

Vesa dhe Leonora

Publikuar: 30.05.2010 | 11:25
Lexuar: 1232 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
diellza (18/08/2011 14:47:22) sa te bukura

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime