E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetëm populli nëpërmjet referendumit mund ta miratojë një zgjidhje për këtë çështje, kuptohet atëherë kur do të paraqitet një propozim konkret për kapërcimin e problemit të emrit, i cili nuk mund të jetë i njëanshëm, pra të përmbushë tekat e Greqisë, por një kompromis i realët dhe i vërtet, nëse dëshirojmë që ai referendum të rezultojë i suksesshëm", thotë kryeministri Nikolla Gruevski.
Gruevski problemin e emrit e hedh te populli
















Emri kushtetues dhe identiteti maqedonas nuk ka teori të ndërrohen apo të bëhet pazarllëk për këto çështje. Verdiktin për ndërrimin e emrit mund ta jap vetëm populli i Maqedonisë nëpërmjet referendumit meqë në këtë shtet nuk ka vetëm politikanë dhe Qeveri por dhe 2 milion banorë të cilët kanë opinionin e tyre.

Kështu sot deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke shtuar se kundërshton të gjitha zërat e atyre që thonë se thonë se BE-ja do të defokusohet nga Maqedonia dhe se NATO do të kërkojë standarde të reja për anëtarësimin e Maqedonisë në këto dy insticuone ndërkombëtare.
"Ky popull është Zot në këtë rajon dhe ai vendosë për emrin e tij dhe për identitetin e vet.

Vetëm populli nëpërmjet referendumit mund ta miratojë një zgjidhje për këtë çështje, kuptohet atëherë kur do të paraqitet një propozim konkret për kapërcimin e problemit të emrit, i cili nuk mund të jetë i njëanshëm, pra të përmbushë tekat e Greqisë, por një kompromis i realët dhe i vërtet, nëse dëshirojmë që ai referendum të rezultojë i suksesshëm", thotë kryeministri Nikolla Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk hezitoi të akuzon edhe LSDM-në opozitare se po pengon çështjen e zgjidhjes së emrit nëpërmjet bashkëpunimit të dobët që po tregon. Gruevski tha se LSDM nuk dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim.

"Në gjithë këtë tollovi shihni sjelljen e LSDM-së, shohin shfaqe, shkaktojnë probleme, kritikojnë, nuk kanë ide të reja, për të treguar se si është nëse nuk është ashtu siç themi ne. Ata vetëm presin që ne të gabojmë diçka që ata të vijnë në pushtet. Çfarëdo që të bëjmë ne ata vetëm kritikojnë. Nëse ndërtojmë, pyesin pse e bëjmë një gjë të tillë", akuzoi Gruevski.

Ndërkhë Brukseli zyrtar kohëve të fundit ka shpeshtuar pyetjet se vallë në të vërtetë Maqedonia është e interesuar që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Zyrtarët e Brukselit kanë shprehur dyshime në sinqeritetin e Maqedonisë për të filluar bisedimet me BE-në.

Këtë porosi para 3 ditësh në Shkup ia përcolli Gruevskit eurodeputeti slloven dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian Zoran Taler. Edhe partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, Bashkimi Demokratik për Integrim tani më prej kohësh ia ka tërhequr vëmendjen Gruevskit se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të ndodhë sa më shpejt pasi që ata dhe elektorati i tyre nuk mund të jenë pjesë e politikës nacionaliste të kryeministrit.

Publikuar: 31.05.2010 | 03:43
Lexuar: 258 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime