Patkoi i argjendtë dhe i bronztë në këtë kategori iu nda filmave dokumentarë "Mirupafshim, si jeni" në regji të Boris Mitiq nga Serbia dhe "Shikoje jetën përmes syve të mi" të regjisores Marija Xhixheva nga Maqedonia.
Filmi dokumentar "Provinca 35x45" e regjisorit Eugenij Solomin nga Rusia është fitues i çmimit më të lartë Patkoi i artë në Festivalin ndërkombëtar të filmit Asterfest, i cili këtë vit për të gjashtë herë mbahet në Strumicë.
Patkoi i argjendtë dhe i bronztë në këtë kategori iu nda filmave dokumentarë "Mirupafshim, si jeni" në regji të Boris Mitiq nga Serbia dhe "Shikoje jetën përmes syve të mi" të regjisores Marija Xhixheva nga Maqedonia.
Pas projeksionit të shtatë filmave të fundit nga gjithsej 50 titujt e filmave, mbrëmë në Strumicë me shpalljen e realizimeve më të mira në katër kategoritë e zhanreve përfundoi pjesa konkurruese e edicionit të gjashtë të Festivalit të filmit ndërkombëtar Aterfest.
Juria ndërkombëtare e përbërë nga Boro Drashkoviq nga Serbia, Marija Peroviq nga Mali i Zi dhe Karpo Godina e ndanë gran pri Patkoi i artë pë dokumetarin më të mirë si dhe çmimin për filmin më të mirë botëror me metrazh të shkurtër, për filmin më të mirë të animuar dhe për filmin më të mirë në kategorinë Muvilend.
Pas shpalljes së fituesve në nder të tyre u shfaq filmi artistik spanjoll "Refugjatët" të regjisorit Migel Hermoso, lauerat i çmimi të nderit Aster për arritje të lartë në fushën e filmave autorialë.
Festivali do të mbyllet sot në mbrëmje me projeksionin e filmave fitues.