E enjte, 28.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëpërmjet një njoftimi publik në faqen e saj elektronike, Ministria e Arsimit ka vënë në dijeni shtëpitë botuese për procedurat që duhet të ndjekin për përfshirjen e botimeve të tyre në bibliotekat e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Botuesit deri mė 10 qershor tė dorėzojnė propozimet pėr bibliotekat e shkollave










MASH, shtëpitë botuese afat deri në 10 qershor për depozitimin e propozimeve për bibliotekat e shkollave

Nëpërmjet një njoftimi publik në faqen e saj elektronike, Ministria e Arsimit ka vënë në dijeni shtëpitë botuese për procedurat që duhet të ndjekin për përfshirjen e botimeve të tyre në bibliotekat e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Sipas njoftimit të MASH, është ngritur tashmë një "Bord i rekomandimit të literaturës shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave", detyra e të cilit është marrja në shqyrtim e botimeve me vlera të karakterit formues dhe edukues në fushën e lëndëve shkencore, si dhe botimet didaktike për të gjitha lëndët e programit mësimor.

Ky bord do të përqendrohet në literaturën artistike me vlera të spikatura letrare, si dhe botimet me vlerë studimore në fushën e lëndëve shoqërore të programit mësimor.

Në kërkesat e MASH përcaktohet se në shqyrtim do të merren vetëm materialet që propozohen nga shtëpitë dhe entet botuese, aplikimi nga organizma të tjerë nuk do të konsiderohet si i vlefshëm. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 10 qershor 2010.

Kriteret

Shtëpitë botuese që do të ofrojnë botimet e tyre duhet të plotësojnë disa kritere. Së pari, literatura e ofruar për nxënësit duhet të jetë e përshtatshme me grupmoshën që i referohet, si dhe programin mësimore të klasave 1-12. Ajo duhet të jetë në përputhje me prioritet kombëtare për zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

Gjithashtu, botimet që do të paraqiten në Bord duhet të shoqërohen me: shkresë zyrtare ku të jepen titujt e paraqitur, si dhe arsyetimin në bazën të të cilit shtëpitë dhe entet botuese kanë bërë përzgjedhjen, firmosur nga përfaqësuesi ligjor; 2 reçenca për çdo botim, hartuar nga autoritete të njohur të fushës së botimit përkatës, ku të evidentohen vlerat, si dhe përshtatshmëria e veprës me kërkesat e programit mësimor dhe përdoruesve (nxënës, mësues) të cilëve u adresohet; certifikatën e lëshuar nga "Zyra për mbrojtjen e të drejtës së Autorit"; si dhe kontratën e shtëpisë botuese apo entit botues me autorin apo titullarin e të drejtave mbi veprën origjinale, të konfirmuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autori (ZSHDA). Dosja e aplikimit duhet të përmbajë edhe tri kopje për çdo libër.

Për sa i përket kategorisë së librave të përkthyera ato duhet të shoqërohen me një kopje të librit në gjuhën origjinale. MASH në njoftimin zyrtar ka nënvijëzuar se do të përjashtohet nga shqyrtimi çdo botim që ka në përmbajtjen e vet aspekte të çdo lloj diskriminimi të ndaluar me ligj në Republikën e Shqipërisë.

Publikuar: 31.05.2010 | 15:32
Lexuar: 1115 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime