E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i shtetit të mos mund të amnistojë persona, të cilët kanë gabuar në dhunën zgjedhore, pedofilët, narkomanët dhe ata të cilët kanë vepruar kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, janë risitë të cilat propozohen me ndryshimet e Ligjit për amnisti.
Komisioni ligjdhėnės-juridik i pėrkrahu ndryshimet e Ligjit pėr amnisti





Siç u theksuar në seancën e sotme të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik, vendoset procedurë e re, sipas së cilës personi i cili kërkon amnisti, lutjen e dorëzon përmes Drejtorisë së institucionit ndëshkues përmirësues, i cili në afat prej tetë ditëve e dërgon deri te gjykata adekuate. Ajo duhet menjëherë ta marrë në punë dhe në afat prej 30 ditëve ta dërgojë deri te Ministria e Drejtësisë, e cila në afat të njëjtë duhet të parashtrojë propozim deri te Komisioni për amnisti, i formuar nga presidenti i shtetit. Në procedurë përmbahen edhe më shumë kritere për natyrën, llojin dhe rëndësinë e veprës së kryer, profilin e personalitetit, shkallën e risocializimit dhe ndikimin ndaj mjedisit prej ku e ka prejardhjen i dënuari.

Propozohet edhe fshirje e së drejtës së presidentit të amnistojë pa realizimin e procedurës së shkruar, kur ajo është në interes të shtetit ose në kushte të rrethanave të posaçme.

Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, vlerëson se nuk zvogëlohen të drejtat e presidentit me fshirjen e kësaj dispozite, e cila është, siç thotë, e pasaktë dhe nuk i definon këto interesa dhe rrethana të posaçme.

Risi në ndryshimet e këtij ligji, është se amnisti do të mund të kërkojnë edhe shtetasit e Maqedonisë të cilët janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare ose shtet tjetër, ndërsa dënimin me burg e vuajnë në Maqedoni.

Publikuar: 06.01.2009 | 11:30
Lexuar: 503 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime