Sipas prezentimeve të diskutuesve është konstatuar se mirëkuptimi për potencailin që ekziston në Islam, kontributi i tij qoftë për myslimanët apo për jomyslimanët, pavarësisht nëse janë individë apo organizata, institucione shtetërore apo ndërkombëtare, mundësia për të ndikuar e ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve në mes myslimanëve dhe bashkësive të tyre nëpër Evropë.
Përfundoi punimet Konferenca tre ditëore ndërkombëtare për Islamin si element kryesor dhe historik i trashëgimisë evropjane.
Sadije Aliti
OH El Hilal në bashkëpunim me Fondacionin EMU organizoi konferencën ndërkombëtare tre ditore në temën boshte Mbi Integrimin, definimi I identitetit pozitiv evropian mysliman nga ana e myslimanëve evropian të mbajtur në Shkup. Temat qendrore të shtjelluara në këtë konferencë kanë patur islamin si element kryesor, themelor dhe historik të trashëgimisë evropjane.
Sipas prezentimeve të diskutuesve është konstatuar se mirëkuptimi për potencailin që ekziston në Islam, kontributi i tij qoftë për myslimanët apo për jomyslimanët, pavarësisht nëse janë individë apo organizata, institucione shtetërore apo ndërkombëtare, mundësia për të ndikuar e ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënieve në mes myslimanëve dhe bashkësive të tyre nëpër Evropë.
Gjatë tre ditëve punuese të konferencës janë preznetuar tema nga dr.Nevzat Jallçëntash nga Turqia,kryetar nderi i Fondacionit EMU, Ebu Beker Rieger nga Gjermania, dr.Ferid Muhiq, nga Mqedonia, Behixhudin Shehapi kryetar I El Hilalit, dr.Hyner Shenxhan rektor I universitetit Ballkanik, dr. Nadër el Nuri, nga Kuvajti, dhe të tjerë.
Në këtë konferëncë u tarjtuan disa tema interesante me një pjesëmarrje nga më shumë shtete si: Gjermania, Spanja, Rusia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Hungaria, Belgjika, Kuvajti, Maroko,
Behixhudin Shehapi, kryetar i El Hilalit, u prezentua me temën: Trashëgimia kulturore e arkitekturës islame në ballkan, inspirim për nevojat aktuale.
Ai u përqëndura në vlerat socio-kulturore, politike e eseistike në një konotacion të trashëgimisë fetare silame, në rend të parë të xhamive si qendra të traditës dhe doktrinës shpirtëtore që nga koha e perandorisë osmane e deri me sot.
Sipas Shehapit vlerat socio-kulturore, politike dhe estetike, në një konotacion të trashëgimisë ndërtimore islame, të cilën gjë, para së gjithash, e njohim nëpërmjet mbetjeve nga objektet religjioze, përkatësisht xhamive dhe teqeve, si qendra të traditës dhe doktrinës shpirtërore, nga koha dhe vazhdimësia e Perandorisë osmane në Ballkan, e deri më sot.
Si një shembull të jashtëzakonshëm do ta përmendi Çarshinë e vjetër të Shkupit. Në global, çarshitë e vjetra nga periudha Osmane paraqesin pikën qendrore fokusuese të qytetit oriental dhe është i pamohueshëm roli i tyre në zhvillimin e gjithëmbarshëm urban të qyteteve të Ballkanit-tha Shehapi.
Objektet religjioze, përkatësisht xhamitë dhe teqetë, që paraqesin një simbiozë të jashtëzakonshme të misticizmit dhe doktrinës së Islamit evropian, mishëruar në një, sipas më shumë karakteristikave, kompozicion qëllimor universal dhe funksionalisht të harmonizuar, si për nga aspekti arkitektonik, ashtu edhe nga ai kulturologjik.
Teqeja Harabati Baba në Tetovë, ku ka një kompozicion interesant dhe me stil të jashtëzakonshëm, që del jashtë konceptit të urbanes (dinamikes) dhe, përkundrazi, paraqet një vend ndryshe për përjetimin e misticizmit islam, paqes dhe pastërtisë shpirtërore. Ky është një kompozicion relativisht i mbyllur (i rrethuar) arkitektonik, ku rolin qendror hapësinor e ka shatërvani shtoi më tej Shehapi në preznetimin e tij.
Njëherit në këtë konferencë u miratuan edhe disa konkluza ku mes tjerash u vendos edhe hapja e një qendre rinore të Fondacionit EMU në Shkup.