E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria duhet të përballet me thirrjet e buta për reforma dhe po abuzon me ligjet anti- terror për të shuar zërat e kritikëve dhe reformatorëve.
Sfidat e një Mbreti të ri








Mbreti saudit, Abdullah bin Abdulaziz ka vdekur. Ai e drejtonte vendin që prej vitit 2005 dhe ndërroi jetë në moshën 90- vjeçare. Gjysmë- vëllai i tij, Salman, 79 vjeç, do konfirmohet si pasues. Por cilat janë sfidat e tij?

Nga Frank Gardner, BBC

Arabia Saudite, nën Mbretin Salman, përballet me disa sfida. E para është që të sigurojë që kalimi i fronit të jetë i qetë, pa ndonjë përplasje për pushtet brenda familjes mbretërore. Më pas janë kërcënimet e vazhdueshme nga xhihadistët, brenda dhe jashtë vendit.

Arabia Saudite është si një sanduiç mes Shtetit Islamik agresiv në veri dhe Al Kaedës në jug, në Jemen. Avionët ushtarakë sauditë janë bashkuar me koalicionin amerikan në sulmet ajrore kundër IS, por për shumë sauditë, kjo është shumë jopopullore.

Qeveria duhet të përballet me thirrjet e buta për reforma dhe po abuzon me ligjet anti- terror për të shuar zërat e kritikëve dhe reformatorëve.

Në një term më afatgjatë, vendi përballet me problemin e papunësisë.

Rreth gjysma e popullsisë është nën 25 vjeç dhe nuk ka shumë vende pune për sauditët e rinj.

Por të paktën vendi ka naftën në favor. Me çmimin 45 dollarë për fuçi, Arabia Saudite është një nga të paktat vende eksportuese që fiton mirë nga prodhimi dhe eksplorimi. Kjo e vendos në një pozicion të fuqishëm në skenën botërore.

Publikuar: 23.01.2015 | 13:07
Lexuar: 1184 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime