E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Rajonit të planit të Pollogut Fatmir Izairi tha se projekti do të ketë tri faza, menaxhim dhe ndërtim të deponisë, transport dhe grumbullim të mbeturinave dhe faza e tretë pastrimi i deponive të egra në Pollog.
Shpallet tenderi pėr grumbullimin e ofertave pėr ndėrtim e deponisė Rusino













Ministri i Mjedisit Jetësor, Nexhati Jakupi sot në selinë e Rajonit të planit të Pollogut zyrtarisht e shpalli tenderin për grumbullimin e ofertave më të volitshme për ndërtimin dhe menaxhimin me deponinë rajonale sanitare në Gostvar, Rusino.

Ministri Nexhati Jakupi në prezencë të kryetarëve të komunave nga Tetova dhe Gostivari, si dhe të kryetarit të Rajonit të planit të Pollogut tha se deri në fund të vitit 2010 pret të zgjidhet ofruesi më i volitshëm për menaxhim me deponinë.

Jakupi theksoi se fillimi i ndërtimit do të varet nga partneri, por sipas tij elementet më të rëndësishme në të cilat do të kushtohet më shumë vëmendje gjatë zgjedhjes do të jetë dinamika e ndërtimit të dinamikës dhe kushti më së shumti nga investimet të jetë në vitet e para nga kontraktimi i marrëveshjes.

"Në periudhën nga dhjetori i vitit 2009 deri në maj 2010 u përpunua dokumentacioni i tenderit për zgjedhjen e kandidatit më të mirë të kompanisë private që do të marrë pjesë në zgjedhjen e koncesionerit më të volitshëm", deklaroi Jakupi.

Ofruesi më i suksesshëm, sipas Jakupit, duhet të mundësojë selektimin, reciklimin, përpunimin dhe deponimin e mbeturinave, e pastaj çmimet për shërbimin të jenë të durueshme për popullatën.
Shpallet tenderi për grumbullimin e ofertave për ndërtim e deponisë Rusino

Kryetari i Rajonit të planit të Pollogut Fatmir Izairi tha se projekti do të ketë tri faza, menaxhim dhe ndërtim të deponisë, transport dhe grumbullim të mbeturinave dhe faza e tretë pastrimi i deponive të egra në Pollog.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti theksoi se në interes të qytetarëve është që sa më shpejtë të ndërtohet deponi dhe më shumë të mos ketë probleme me mbeturinat siç kishin gjatë muajve të kaluar.

Kolegu i tij nga Gostivari, Rufi Osmani kërkoi nga kryetarët e komunave të Pollogut t'i plotësojnë obligimet e tyre në aftësimin e deponisë në Rusinë dhe kërkoi që prioritet t'i jepet rrugës e cila e lidh deponinë me rrugën magjistrale.

Ministri Jakupi tha se nuk mund të prejudikojë nëse ka pushime të punëtorëve në ndërmarrjet publike pas partneritetit të lidhur publik privat, por sipas përvojave të deritanishme nga venet e tjera është e mundshme të ketë punësime të reja.

Sipas ministrit, nëse projekti është i suksesshëm dhe në tender paraqitet ofrues i cili do t'i kënaq kushtet, gjatë vitit 2011 mund të pritet të fillojë ndërtimi i objekteve dhe infrastrukturës së deponisë rajonale sanitare në Rusino me çka përgjithmonë do të zgjidhet problemi me mbeturinat komunale në Pollog.

Publikuar: 31.05.2010 | 11:19
Lexuar: 805 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime