Familjarët e tyre herët në mëngjes janë informuar nga Ambasada e Maqedonisë në Izrael se ata sot ose nesër së bashku me udhëtarët e tjerë të paraburgosur nga karvani humanitar do të deportohen në Turqi, ndërsa që atje do të kthehen në Maqedoni. Informacionin për fatin e shtetasve të Maqedonisë e konfirmuan edhe autoritetet turke.
Tre shtetasit e Maqedonisë, Jasmin Rexhepi (28) dhe Sami Emini (57) nga Shkupi, si dhe Sead Hasipi (50) nga Kumanova, të cilët kanë qenë në karvanin që dje në mëngjes u sulmua nga forcat speciale izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Rripit të Gazës janë gjallë dhe ndodhen në paraburgim në Izrael.
Familjarët e tyre herët në mëngjes janë informuar nga Ambasada e Maqedonisë në Izrael se ata sot ose nesër së bashku me udhëtarët e tjerë të paraburgosur nga karvani humanitar do të deportohen në Turqi, ndërsa që atje do të kthehen në Maqedoni. Informacionin për fatin e shtetasve të Maqedonisë e konfirmuan edhe autoritetet turke.
Rexhepi, Emini dhe Hasipi ishin mes 700 njerëzve në anijet e karvanit humanitar që u sulmua nga forcat speciale të Izraelit, me ç'rast humbën jetën 19 persona, ndërsa 26 u plagosën. Ata janë nisur për në Turqi, ndërsa pastaj për në Gazë përmes organizatës humanitare turke.
Izraili filloi dëbimin
Izraeli e filloi sot procesin e dëbimit të qindra aktivistëve pro-palestinezë, të cilët u ndaluan pas sulmit vdekjeprurës në konvojin e ndihmave humanitare për Gazën.
Ministria e Brendshme tha se grupi i parë i 45 aktivistëve pro-palestinezë janë nisur drejt aeroportit në Tel Aviv.
Ministria tha se në anijet kishte gjithsejt 686 udhëtarë