E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Të gjtiha kompanitë në nivel botëror kalojnë nëpër ndonjë krizë që do të thotë se duhet të kalojnë nëpër ndonjë ristrukturim të resureve të tyre dhe kuptojnë se duhet t'i zvogëlojnë shpenzimet e tyre që të krijojnë përfitim. Shumë kompani të cilat u bënë të mëdha dhe glomaze në kohën e zhvillimit tani duhet të ballafaqohen me krizën përmes ristrukturimit të resurseve të tyre", tha Hopkins.
Hopkins: Kompanitė duhet tė qėndrojnė afėr me klientėt qė tė ekzistojnė










Eskperti amerikan për shitje Tom Hopkins propozon që në kushte të krizës kompanitë të ristrukturohen, t'i shkurtojnë shpenzimet dhe të realizojnë kontakt më të afërt me klientët që të qëndrojnë në treg.

"Duhet të jesh shumë i mirë që të mbijethen këto kohëra të krizës. Kompanitë duhet të qëndrojnë të afërta me klientët, gjegjësisht çdo herë pas takimeve të dërgojnë mesazhe dhe të mbajnë kontakt të përhershëm madje nëse kjo do të htotë edhe dërgim të urimeve për festat e Vitit të Ri ose Krishtlindjet.

Në qoftë se mungon vëmendje klientët lehtë do të kalojnë tek konkurrenca", porositi Kopkins në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të trajnimit për Shitje, negocim dhe rrjetizim, që mbahet në Shkup.

Ai theksoi se ish-krizat e mëdha tregojnë se disa prej kompanive më të mëdha botërore kanë arritur ta tejkalojnë krizën dhe të dalin më të fuqishëm nga ajo.

"Të gjtiha kompanitë në nivel botëror kalojnë nëpër ndonjë krizë që do të thotë se duhet të kalojnë nëpër ndonjë ristrukturim të resureve të tyre dhe kuptojnë se duhet t'i zvogëlojnë shpenzimet e tyre që të krijojnë përfitim. Shumë kompani të cilat u bënë të mëdha dhe glomaze në kohën e zhvillimit tani duhet të ballafaqohen me krizën përmes ristrukturimit të resurseve të tyre", tha Hopkins.

Njerëzit nga shitja, shtoi ai, munden që shumë të mësojnë nga ndodhitë në të kaluarën.

"Profesionistët e vërtetë në kohëra krize përqëndrohen në mbajtjen e trajnimeve të cilat i motivojnë të punësuarit e tyre, por edhe blerësit", theksoi Hopkins.

Tom Hopkins 30 vitet e fundit shënoi rezultate të larta në shitjen dhe deri tani me sukses ka trajnuar mbi tre milionë menaxherë në të gjitha kontinentet. Ai është autor i 14 librave, të cilat janë përkthyer në më shumë se 10 gjuhë.

Publikuar: 01.06.2010 | 19:00
Lexuar: 564 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime