Në konferencën në të cilën merr pjesë kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Petar Por-Arsov, debati ishte i fokusuar në çështjet lidhur me realizimin e prioriteteve spanjolle dhe atë para së gjithash implementimi i Marrëveshjes së Lisbonës në pikëpamje të funksionimit institucional të institucioneve evropiane, si dhe kriza aktuale ekonomike në Bashkimin Evropian, kumtojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.
Në Konferencën e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të BE-së (KOSAK), që dje dhe sot po mbahet në Madrid, në suaza të kryesimit gjashtëmujor spanjoll me Unionin, u miratuan konkludime në të cilat i jepet mbështetje procesit të zgjerimit të BE-së me vende të reja anëtare.
Në konferencë debati ishte i fokusuar në çështjet lidhur me realizimin e prioriteteve spanjolle dhe atë para së gjithash implementimi i Marrëveshjes së Lisbonës në pikëpamje të funksionimit institucional të institucioneve evropiane, si dhe kriza aktuale ekonomike në Bashkimin Evropian, kumtojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.
U shqyrtuan disa aspekte të funksionimit të Bashkimit Evropian, si rezultat i implmentimit të Marrëveshjes në pikëpamje të realizimit në praktikë të modelit të ri të relacioneve ndërmjet parlamenteve nacionale dhe Parlamentit evropian, si dhe roli i ardhshëm i konferencave KOSAK nga aspekti i zbatimit të parimeve të proporcionalitetit lidhur me legjislaturën evropiane.
Para pjesëmarrësve të konferencës, kryetari i parlamentit suedez, Per Vesterberg i prezantoi konkludimet, të cilat ishin miratuar në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve-anëtare të BE-së, që u mbajt më 14 dhe 15 maj në Stokholm.
Në konkludime jepen udhëzime për funksionimin e Unionit në pajtueshmëri me mundësitë që i ofron Marrëveshja e Lisbonës, qëndron në kumtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
KOSAK bën thirrje për përparim në negociata me të gjitha vendet-kandidate në pajtim me parimet e vendosura në këtë sferë, përkatësisht përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës.