Agjendën e këtyre aktiviteteve sportive për nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme e prezantoi sekretari i KA Studenti Studenti Shaban Sinani. Në bazë të kësaj agjende garat do të zhvillohen sa vijon: Garat në futboll të vogël do të organizohen në shkollën fillore Naim Frashëri me datën 7 qershor.
Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2009-20120, Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës dhe në bazë të programit për sport për vitin 2010 të miratuar në këshillin e komunës pos tjerash do të organizon edhe gara në futboll të vogël me të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme si dhe gara në atletik vrapime në disiplinat 300 m dhe 500 m për nxënës të shkollave fillore dhe në disiplinat 800 dhe 1000 metra për nxënës të shkollave të mesme.
Këto gara do të zhvillohen në bashkëpunim me klubin e atletikës Studenti dhe të njëjtat do të mbahen me datën 7. 8, 9 dhe 10 qershor theksoi përgjegjësi i sektorit për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës Iljas Halimi.
Agjendën e këtyre aktiviteteve sportive për nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme e prezantoi sekretari i KA Studenti Studenti Shaban Sinani. Në bazë të kësaj agjende garat do të zhvillohen sa vijon: Garat në futboll të vogël do të organizohen në shkollën fillore Naim Frashëri me datën 7 qershor.
Hapja solemne është parapa në orën 9.00. Do të marrin pjesë ekipe nga 12 shkolla fillore. Ndeshjet e gjysmë finales do të mbahen me 8 qershor me fillim në orën 9.00, ndërsa finalja do të zhvillohet në orën 16.00.
Me datën 9 qershor me fillim në orën 9.00 në terrenin e shkollës së mesme Tekstile do të mbahen garat e futbollit të vogël për nxënës të shkollave të mesme . Finalja parashihet të luhet në orën 16.00.
Për tre ekipet më të mira dhe për ekipin më të disiplinuar Sektori për Veprimtari Publike do të ndanë Kupa dhe mirënjohje .
Garat në atletikë do të zhvillohen me datën 10 qershor dhe atë me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave fillore dhe atyre të mesme. Çdo shkollë do të prezantohet me nga 5 nxënës në kategoritë e meshkujve dhe femrave në disiplinat 300 metër për vajza të shkollave fillore, 500 metra të djemve të shkollave fillore, 800 metra për vajza të shkollave të mesme dhe 1000 metra për djem të shkollave të mesme. Garat do të zhvillohen sipas këtij orari.
Në orën 11.00 bëhet paraqitja e garuesve para hotelit Lirak në qendër të Tetovës. Në orën 12.00 starton disiplina në 300 m, në orën 12.20 disiplina në 500 metra, në orën 800 metra në orën 12.40 dhe në 1000 metra në orën 13.00. Për tre më të mirët në të gjitha disiplinat Sektori për Veprimtari Publike do të ndanë medalje dhe mirënjohje.