Gjatë kohës së incidentit, në anije ka pasur 24 marinarë nga Egjipti, Pakistani, Banglladeshi dhe nga Gana. Edhe më tej nuk dihet se çfarë ngarkese ka transportuar anija "Dubai", destinacioni final i të cilit ka qenë Brazili
Piratët somalezë sot në Gjirin Aden kanë rrëmbyer një anije tregtare, e cila ka lundruar nën flamurin e Panamës.
Pronari i anijes "Dubai" theksoi se një anije ushtarake amerikane ka vërejtur shpërthim.
Gjatë kohës së incidentit, në anije ka pasur 24 marinarë nga Egjipti, Pakistani, Banglladeshi dhe nga Gana.
Edhe më tej nuk dihet se çfarë ngarkese ka transportuar anija "Dubai", destinacioni final i të cilit ka qenë Brazili.
Piratët somalezë për momentin si peng mbajnë së paku 20 anije.