E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti çek gjithashtu shprehu bindje se euroja nuk do të zhduket, por çmimi i rritjes së dobët ekonomike dhe humbjet ekonomike do t'i paguajnë të gjitha anëtaret e BE-së pa dallim nëse janë apo jo anëtare të eurozonës.
Klaus: Euroja....











Eurozona si projekt që anëtareve të saj i premtoi të ardhura ekonomike përjetoi hyrje dhe problemet të cilat tani dolën mund të kenë pasoja edhe mbi vendet evropiane që deri tani e kanë zvarritur hyrjen në unionin monetar, shkruan presidenti çek Vaclav Klaus në shkrimin që sot u publikua në portalin "Uolstrit zhurnal".

Presidenti çek gjithashtu shprehu bindje se euroja nuk do të zhduket, por çmimi i rritjes së dobët ekonomike dhe humbjet ekonomike do t'i paguajnë të gjitha anëtaret e BE-së pa dallim nëse janë apo jo anëtare të eurozonës.

Për Klaus është alarmante që eurozona të ndahet në dy pjesë.

"Në pjesën e parë grupi me pjesën më të madhe të vendeve në Evropën Veriore dhe Perëndimore dhe kjo tregon presion të ulët inflacioni, ndërsa grupi i dytë në të cilën bëjnë pjesë Greqia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda është karakteristike për inflacion më të lartë. Siç duket eurozona mund të ndahet në vende që kanë tepricë në tregtinë e jashmte dhe ata që realizojnë deficit tregtar, nënvizoi Klaus duke theksuar se pikërisht këto dallime kontribuojnë për problemet aktuale të euros, që në raport me dollarin amerikan dhe valutat e tjera botërore dobësohet në masë të madhe.

Publikuar: 02.06.2010 | 20:44
Lexuar: 351 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime