Nisma për shfuqizimin e vendimit për mësimin e maqedonishtes, ishte paraqitur nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata joqeveritare Realiteti. Kryetari i kësaj të fundit, Valon Bela tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për ngritjen të procedurës për vlerësimin kushtetutshmërisë së këtij vendimi do të jetë test për demokracinë e vendit.
Gjykata Kushtetuese përfundimisht ka miratuar vendimin që të shqyrtoj kushtetutshmërinë e vendimit të Qeverisë për mësimin e maqedonishtes prej klasës së parë për nxënësit e bashkësive etnike jo-maqedonase. Vendimin e këtillë, Gjykata Kushtetuese e arsyeton me dyshimet lidhur me shkeljen e dispozitave ligjore gjatë miratimit të vendimit nga Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov.
Nisma për shfuqizimin e vendimit për mësimin e maqedonishtes, ishte paraqitur nga Rinia Demokratike Shqiptare dhe organizata joqeveritare Realiteti. Kryetari i kësaj të fundit, Valon Bela tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për ngritjen të procedurës për vlerësimin kushtetutshmërisë së këtij vendimi do të jetë test për demokracinë e vendit.
Shpresojmë se edhe njëherë do të dëshmohet demokracia në Maqedoni, nëse arrihet eventualisht se nuk dua të spekuloj, nëse arrihet kjo pozitive do të jetë një notë shumë pozitive për demokracinë e brishtë që e kemi këtu në Maqedoni. Nëse i referohemi gjykatës kushtetuese, ajo mbron Kushtetutën e cila quhet vullnet politik i qytetarëve domethënë sipas Kantit që ne e studiojmë nëse një ligj miratohet pa vullnetin e mirë të qytetarëve ai nuk duhet të respektohet dhe ne qëndrojmë prapa asaj, tha Valon Bela kryetar i OJQ Realiteti.
Ndërkohë, vendimi i Qeverisë për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë kishte shkaktuar reagime të shumta te të gjitha partitë politike shqiptare në vend përfshirë edhe BDI-në. Ndërkohë ministri Todorov disa herë ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga vendimi dhe se për nevojën e aplikimit të tij, do të bisedoj me të gjitha palët.
Vendimi për mësimin e maqedonishtes kishte për bazë një projekt të OSBE-së, por pas reagimeve që dolën në opinion, komisari i lartë i pakicave, Knut Volebek, përmes një letre kishte kërkuar shtyrjen e këtij vendimi, i cili përveç mësimit të maqedonishtes, parashihte edhe mësimin fakultativ të shqipes nga nxënësit maqedonas, në zonat ku shumicë janë shqiptarët.