Lista kryesohet nga mbreti i Tailandës Bhumibol Adulayadej, i cili në moshën 82 vjeçare ka një pasur që arrin në 23,6 miliardë euro! Në vend të dytë është sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, që falë burimeve bujare të naftës dhe gazit natyror ka një pasuri prej 15,5 miliardë euro.
Jo gjithmonë pushteti pa masë përkthehet edhe në pasuri të pallogaritshme. Kjo sigurisht është një shenjë e mirë, aq më tepër që në një listë me 20 liderët më të pasur, përfshihen përveç monarkëve - edhe kryeministra e presidentë të zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilët paren e madhe e kanë bërë jashtë politikës. Këtu bën përjashtim vetëm kryeministri i Malit të Zi, Milo Xhukanoviç, i cili që në fillim të viteve 1990-të, nuk ka bërë asnjë profesion tjetër veç politikanit.
Lista me 20 liderët më të pasur të botës që u hartua mbi bazën e të dhënave të revistës Forbes dhe gazetës Sunday Times, përfshin shumë mbretër (i Tailandës, Bruneit, Abu Dabit, Arabisë Saudite, Katarit, Omani, Mbretësirë së Bashkuar, Holandës, Suazilandës, princi i Lihtenshtejnit dhe ai i Monte Karlos), disa presidentë (Pakistan, Kili, Guinea Ekuadoriale, Koreja e Jugut), si dhe karët kryeministra: i madhi Berlusconi, kryeministri i Australisë, Zelandës së re dhe një komshiu ynë, kryeministri malazias, Milo Xhukanoviç, që është akuzuar jo pak herë për implikim në kondrabandë cigaresh, por i ka mohuar akuzat...
Të larë në... flori
Lista kryesohet nga mbreti i Tailandës Bhumibol Adulayadej, i cili në moshën 82 vjeçare ka një pasur që arrin në 23,6 miliardë euro!
Në vend të dytë është sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, që falë burimeve bujare të naftës dhe gazit natyror ka një pasuri prej 15,5 miliardë euro.
Pason presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al Nahyan, me 14 miliardë euro dhe pastaj mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz, me 500 milionë euro më pak, pra, 13,5 miliardë euro.
Në vend të pestë, por shumë larg vjen Silvio Berluskoni, kryeministri italian, që ka një pasuri prej 7 miliardë euro.
Lista vijon me princin e Lihtenshtejnit, Hans Adam II, që ka 3 miliardë euro, emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa al Tani, me 1,65 miliardë, presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari, me 1,4 miliardë.
Dy vendet e fundit të 10-shes i ndajnë princi Albert i Monte Karlos dhe presidenti i porsazgjedhur kilian, Sebastian Pinera, që kanë nga 825 milionë euro secili.
Të varfërit e të... pasurve
Në atë që do ta quanim si kategori të dytë, shifrat janë shumë më të ulëta, por megjithatë impresionuese.
Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said al Said, ka 553 milionë euro, presidenti i Guinesë Teodoro Obiang Nguema Basogo 470 milionë; mbretëresha Elisabet e Anglisë 435 milionë, emiri i Kuvajtit, sheiku Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah 318 milionë dhe mbretëresha Beatris e Holandës, 160 milionë.
Shumë më poshtë, është mbreti i Suazilandit, Mswati III me 80 milionë euro. Këtu nuk mbetet jashtë vëmendjes fakti se Mswati është mbret i një shteti relativisht të vogël (me sipërfaqje rreth 17.000 km2), dhe ku 65% e popullsisë jeton me më pak se 1,25 $ në ditë.
Kryeministrat e Australisë Kevin Ruud dhe i Zelandës së Re, John Key, kanë respektivisht 48 milionë dhe 30 milionë euro. Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung -bak me 19 milionë euro dhe ai i Malit të Zi, Milo Xhukanoviç me 11 milionë euro, mbyllin listën Top 20 të liderëve më të pasur në botë.
Obama, vetëm 2 milionë euro
Mundet që Shtetet e Bashkuara të kenë ndër nivelet më të larta të jetesës e të ardhurat më të larta për frymë të popullsisë, por presidenti i tyre, Barack Obama, ndodhet shumë larg ndonjë vendi nderi në listëb e liderëve më të pasur të botës.
Presidenti amerikan deklaroi për vitin e kaluar të ardhura 2 milionë dollarë (bashkë me të shoqen Mishelën). Këto të ardhura më shumë burojnë në shppërblimin e zotit Obama si autor i dy librave të botuar, Ëndrra nga babai im dhe Guxoj për të shpresuar.
Ndërkaq, ai ka një paketë të lakmueshme obligacionesh dhe llogarisht bankare, që i shtohen pagës së tij si president, e cila arrin në 400.000 dollarë në vit. /tribuna/