Sipas analistëve, të dy këto elemente nuk justifikohen nga niveli i të ardhurave që deklarojnë grekët. Të ardhura vjetore mbi 60.000 euro deklarojnë vetëm 128 mijë persona, pra janë edhe rreth 300 mijë të tjerë që kanë makina të shtrenjta, ndonëse deklarojnë nivel më të ulët të ardhurash.
Vetë grekët pranojnë se evazioni fiskal është në një farë mënyre pjesë e mentalitetit të tyre. Në masë të tillë saqë, mospagimit taksave të konsiderohet si një trimëri.
Dimensionet e evazionit fiskal ilustrohen nga këto dy shembuj:
1) Sipas të dhënave zyrtare, 80 përqind e banorëve të Greqisë kanë në pronësi të tyre nga një banesë,
2) Në Greqia qarkullojnë 450 mijë automjete të shtrenjta e shumë të shtrenjta.
Sipas analistëve, të dy këto elemente nuk justifikohen nga niveli i të ardhurave që deklarojnë grekët. Të ardhura vjetore mbi 60.000 euro deklarojnë vetëm 128 mijë persona, pra janë edhe rreth 300 mijë të tjerë që kanë makina të shtrenjta, ndonëse deklarojnë nivel më të ulët të ardhurash.
Situata të tilla përligjin atë cilësim që është bërë kaherë për Greqinë, si një shtet i varfër, me banorë të pasur.
Para disa ditësh, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së financave tha se evazioni fiskal në Greqi përfaqëson 40% të prodhimit të përgjithshëm bruto, përkthyer në para, rreth 50 miliardë euro. Kryeministri Papandreu, e cilësoi evazionin fiskal si një plagë për Greqinë dhe si shkaktar kryesor të gjendjes ekonomiko-financiare në të cilën gjendet vendi. /Tribuna/