E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shulc, i cili ishte këshilltar i Ronald Reganit, u ngrit për ta mbrojtur Kisinxherin, duke nxitur ovacione nga ligjdhënësit dhe publiku përderisa policia i nxirrte protestuesit.
Henri Kisinxher – kriminel lufte apo i mençuri i politikës së jashtme




DPA – Hamburg

Senatorët amerikanë prisnin këshilla të mençura nga Henri Kisinxher për politikën e jashtme, por protestat i ndërprenë mbledhjet e Senatit dhe kërkohej që sekretari i mëparshëm shtetëror i SHBA të arrestohet për krime lufte.

Kisinxher (i cili ka 91 vjet) dhe Xhorxh Shulc, (94 vjeç) e Medlin Ollbrajt (77 vjeçe) edhe këta sekretar të mëparshëm të shtetit, flisnin në komisionin e Senatit për forcat e armatosura për kanosjet globale dhe strategjia nacionale për siguri. Kryetari i komisionit Xhon Mekejn, i cili është kritik i ashpër i politikës së jashtme të presidentit Barak Obama, këtë muaj është nikoqir i një seri dëgjimesh për shikim më të gjerë të politikës së administratës që ai e vlerëson si “reaktive”. Demonstruesit nga organizata anti-ushtarake Kodi Rozë e ndërprenë mbledhjen e dikurshme për komisionin e Senatit dhe sollën mbishkrime me të cilat Kisinxher llogaritej si kriminel lufte, ndërsa brohorisnin “Arrestojeni Henri Kisinxherin për krime lufte!”

Mekejn i quajti demonstruesit “mbeturina” dhe urdhëroi që të nxirren jashtë nga policia.

"Më shumë vite jam anëtar në këtë komision dhe asnjëherë deri më tani nuk kam parë diçka kaq të gërditshme dhe të turbullt sikurse këto protesta, deklaroi ai.

Pasi Kisinxher filloi të flasë, demonstruesit sërish u shprehën dhe e orientuan rolin e tij në luftërat e Vietnamit si këshilltar për çështje të sigurisë nacionale të presidentit Riçard Nikson dhe Xherald Ford, mes viteve 1973 dhe 1977. Ata po ashtu e përmendnin edhe rolin e tij për përzierjen e SHBA-ve në Çile dhe përkrahjen e tyre për grushshtetin në vitin 1973.

Shulc, i cili ishte këshilltar i Ronald Reganit, u ngrit për ta mbrojtur Kisinxherin, duke nxitur ovacione nga ligjdhënësit dhe publiku përderisa policia i nxirrte protestuesit.

Veteranët e shtetit paralajmëruan se SHBA nuk duhet të tërhiqet nga skena ndërkombëtare edhe përkundër lodhjes nga vitet luftë nga të cilat “populli amerikan ndoshta është i lodhur, por ne nuk duhet të i ikim edhe një rreziku që na ngulfat në epokën e re – tundimi të cilit nuk duhet ikur”, tha Ollbrajt e cila ishte sekretar shtetëror në qeverinë e Klintonit në vitet e 90-ta.

"Ne jemi jo vetëm shteti i vetëm me kapacitet dhe vullnet për të drejtuar, por edhe me ide për të udhëhequr në drejtimin në të cilin shumica e botës kërkuan të ec - drejt lirisë, drejtësisë, paqes dhe mundësive ekonomike për të gjithë”, nënvizoi ai.

Kisinxher paralajmëroi se sfidat para të cilave SHBA-të janë drejtuar janë të ndryshme pas luftës së Dytë botërore duke zbuluar betejën kundër shtetit Islamik, ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë dhe kundër programit atomik në Iran.

Bota e sotme është shumë më e ndërlikuar në krahasim me luftën e Ftohtë, e cila i vuri kundër njëra tjetrës SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik, theksoi ai, duke përmendur kryeministrin me “Lindjen e Afërt ku gjithçka u ndryshua” dhe ku tundimi më i fortë është të ndalohet shteti Islamik.

"Nuk duhet që të lejojmë që kjo të ngritët në edhe një luftë për të cilën nuk dimë si do të përfundojë, paralajmëroi ai. “Ka më shumë probleme afatgjate... ndërsa tundimet para shtetit nuk i kemi për kaluar nga rajoni në rajon, por të kuptohen gjërat që duhet bërë dhe ti ndajmë nga ata që mbase nuk mundë të bëhen”.

Duke shtjerrë nga tentimet në karrierën e tij, Kisinxher drejtoi kah mësimet për SHBA-të nga hyrje në luftëra pas luftës së Dytë botërore.

"I filluam me një entuziazëm të madh e pastaj u përballëm me probleme të shumta për t'i frenuar", theksoi ai.

Në Afganistan dhe Irak, strategjia na u oriantua vetëm drejt tërheqjes. “Në të ardhmen kjo duhet shmabgur”. tha ai.

Publikuar: 08.02.2015 | 15:14
Lexuar: 1130 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime