Ngjarja ka ndodhur kur policia kufitare ka konstatuar se personi M.O. nga Serbia kërkohet me fletarresti ndërkombëtar për plaçkitje të kryera, ndërsa ai ka vërejtur se do të merren masa kundër tij.
Në kalimin kufitar "Tabanocë" në mëngjesin e sotëm rreth orës 8:23 gjatë kontrollimit të udhëtarëve është lënduar një polic duke u munduar ta arrestojnë personin i cili kërkohej me fletarset ndërkombëtar. Është arrestuar shtetasi serb M.O.(35), i cili ka tentuar të ikë dhe në vijim janë masat për ndriçimin e rastit.
Ngjarja ka ndodhur kur policia kufitare ka konstatuar se personi M.O. nga Serbia kërkohet me fletarresti ndërkombëtar për plaçkitje të kryera, ndërsa ai ka vërejtur se do të merren masa kundër tij.
M.O. ka filluar të ikë drejt hapësirës ndërkufitare, ndërsa me qëllim që ta arrestojnë policët morën aktivitete me ç'rast njëri prej tyre e ka nxjerrë armën zyrtare. Polici nga ana e M.O. ishte goditur në dorë me ç'rast erdhi deri në të shtëna nga i cili është lënduar polici tjetër.
Polici i plagosur është transferuar në qendrën mjekësore të Kumanovës, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.