Mbrëmjen do ta përfundojë grupi Gangbe Bras nga Afrika me paraqitje para muzeut të Maqedonisë, i cili është i mbështetur edhe nga manifestimi "Rizbulimi i rrugicave të kulturës" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Spektakli i flamengos - projekt special i kompozitrori të njohur spanjoll dhe kitaristit Gerardo Nunjez me kërcimtaren Karmen Kortez do të performojnë në TOB në kuadër të Off-festit të nëntë .
Nunjezu konsiderohet virtuoz i kitarës dhe një kompozitor i gjithanshëm. Një nga ekzekutuesit më me renome bashkëkohorë të flamengos spanjolle.
Ka lindur në vitin 1961 në Herez, në Spanjën Jugore dhe që në fëmirinë e tij ka luajtur në kitarë me këngëtarë dhe kërcimtarë të njohur. Ka interpetuar në një numër të madh të skenave-flamengo, tubimeve dhe festivaleve brenda dhe jashtë vendit. Është anëtar i një kuarteti me kitarë.
Si kompozitor muzika e tij është e pasur dhe koplmekse, por gjithashtu i mundëson që të tregojë aftësitë e tij interpretuese.
Për fundin e edicionit të nëntë edhe një projekt, me shoqërimin e Orkestrës së filarmonisë së Maqedonisë do të paraqitet Rodrigo Leao, kompozitor portugez dhe krijues i ansamblit të tij Sinema. Mbrëmjen do ta përfundojë grupi Gangbe Bras nga Afrika me paraqitje para muzeut të Maqedonisë, i cili është i mbështetur edhe nga manifestimi "Rizbulimi i rrugicave të kulturës" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Mbrëmë para publikut shkupjan interpretuan Grupi shqiptar "Ansambli Tirana" i njohur ndërkombëtarisht për këndimin vokal polifonik dhe grekja Savina Janatu me orkestrën e saj Primavera en Saloniko.
Festivali është ndihmuar nga Ministria e Kulturës, qyteti i Shkupit dhe Ambasada e Spanjës dhe disa kompani.