Adelina e indinjuar sjell dhe imazhet sesi stilin sipas saj unik, e ka kopjuar dhe e ka përdorur për imazh serbja Borisavljeviq në klipin e saj muzikor.
Këngëtarja serbe Mia Borisavljeviq kopjon stylingun e Adelina Ismailit, në videoklipin e saj më të ri.
Ky alarm vjen nga vetë këngëtarja shqiptare Adelina nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Facebook. Adelina e indinjuar sjell dhe imazhet sesi stilin sipas saj unik, e ka kopjuar dhe e ka përdorur për imazh serbja Borisavljeviq në klipin e saj muzikor.
Dhe në imazhe shohim më së miri qepallën flutur që ndodhet në imazhet e të dyja këngëtareve. Ajo që Adelina nuk shpreh është nëse kënga e saj ka dalë më parë apo më pas Borisavljeviq, transmeton Ballkanweb.
Gjithsesi fansat i shprehin artistes mirënjohjen për stilin unik që tashmë sipas tyre që ka bërë në modë tek këngëtarët e tjerë, dhe aq më shumë nga ata serbë. Kjo nuk është hera e parë kur këngëtarja shpreh shqetësimin e saj në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Adelina shprehu keqardhjen që çmimi i publikut në Netët e klipit shqiptar i kaloi një këngëtareje tjetër shqiptare. Sipas Adelinës ky çmim u manipulua në momentin e fundit.