Në pyetjen nëse konsideron se frika e Rumanisë në lidhje me orvatjet e pakicës së saj hungareze për arritjen e autonomisë është motivi themelor që Bukureshti të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Thaçi theksoi se rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në botë.
ryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i bëri thirrje Bukureshtit që ta njohë pavarësinë e shtetit më të ri ballkanik dhe theksoi se kjo do të ishte në interes të dy shteteve.
Rumania është një nga pesë vendet e BE-së të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në intervistë për gazetën rumune "Evenimentul zilej", Thaçi e ftoi Rumaninë dhe anëtaret e tjera të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë për shkak se "pavarësia e Kosovës është realitet i pashmangshëm".
"E ardhmja e Kosovës është në kuadër të BE-së dhe NATO-s dhe kjo është e ardhme krah më krah me Rumaninë, si anëtare të familjes euroatlantike", tha Thaçi.
Në pyetjen nëse konsideron se frika e Rumanisë në lidhje me orvatjet e pakicës së saj hungareze për arritjen e autonomisë është motivi themelor që Bukureshti të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, Thaçi theksoi se rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në botë.
"Kosova, dekada të plota ka qenë viktimë e represioneve, populli i Kosovës ka qenë i diskriminuar, i nënshktruar në segregacion, i shtypur, i përjashtuar dhe etnikisht i spastruar", theksoi Thaçi.
Duke e komentuar vendimin eventual të Gjykatës ndërkombëtare në favor të Serbisë, Thaçi deklaroi se nuk beson se gjykata do të gjykonte në dobi të Serbisë dhe përmendi se vendimi do të ketë vetëm karakter konsultues.
"Çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës, unë jam i vendosur të vazhdoj ta drejtoj Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me tërësi të pakontestueshme territoriale", tha kryeministri i Republikës së Kosovës.