Nuk mendoj se do të ketë nevojë për punësime të reja sa i përket kuadrit arsimor sepse ligjëratat e këtij grupi studentësh do ti mbajnë profesorët e rregullt të universiteteve, por nëse paraqitet një nevojë e atillë ne do ta shqyrtomë, tha Lindita Qazimi, zëvendës ministre e arsimit.
Ministria e Arsimit dhe shkencës në bashkëpunim me Universitetet shtetërore ka vendosur që gjatë vitit të ardhshëm akademik të hapë konkurs për regjistrimin në vitin e parë, për arsim formal të të rriturve në të gjitha universitetet shtetërore.
Ky propozim i cili u miratua edhe nga ana e Qeverisë nuk parashikon punësime të reja. Nuk mendoj se do të ketë nevojë për punësime të reja sa i përket kuadrit arsimor sepse ligjëratat e këtij grupi studentësh do ti mbajnë profesorët e rregullt të universiteteve, por nëse paraqitet një nevojë e atillë ne do ta shqyrtomë, tha Lindita Qazimi, zëvendës ministre e arsimit.
Ajo shtoi se deri më tani nuk kenë ndonjë kërkesë në lidhje me punësime por nëse do të paraqiten nevoja nga ana e universitetit, ata janë të obligueshëm si në aspektin kadrovik edhe në infrastrukturë të sigurojmë mjete. Propozimi MASH-it i dedikohet qytetarëve me moshat mbi 45 për meshkuj dhe mbi 35 për femra të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen apo kanë ndërprerë shkollimin e lartë.
Qëllimi i vetëm i këtij vendimi është që tu jepet një shanse, një mundësi që të gjithë qytetarët të kryejnë fakultet. Veçanërisht mendoj se do të jetë shumë në interes edhe të femrës shqiptare e cila po ashtu ka pasur arsye të natyrave të ndryshme në të kaluarën dhe nuk ka mundur që të ketë mundësi dhe qasje në studime universitare , tani me këtë iu jepet një mundësi të gjithë femrave që janë mbi moshën 35 vjeçare të cilat kanë ngel me shkollim të mesëm, tha Qazimi.
Sa i përket hapësirës, Qazimi sqaron se nuk do të ketë ndonjë problem, pasi që këto ligjërata do të mbahen në mbrimje si dhe gjatë vikendeve. Gjatë vitit të ardhshëm akademik sa i përket këtij konkursi, në Universitetin e Shkupit mund të regjistrohen 795 kandidat, në Universitetin shtetëror të Tetovës do mund të ndjekin mësim 525 kandidat në Universitetin e Manastirit janë gjithsej 130 vende dhe ne Universitetin e Shtipit do të ketë 120 vende. Regjistrimi parashikohet të bëhet në afatet të rregullta dhe do të kushtojë 200 euro viti.