Zëvendës-ministri i Mbrojtjes potencoi se për Maqedoninë është shumë e rëndësishme që koncepti i ri do ra riafrimojë mbrojtjen kolektive të vendeve-anëtare, si detyrë kryesore e Aleancës, por do ta rritë edhe kontributin ndaj sigurisë më të gjërë në gjithë rajonin euroatlantik.
"NATO-ja e re: Duke e ndërtuar Konceptin e ri Strategjik", është tema e konferencës që mbahet sot në Shkup, në organizim të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, në të cilën përqëndrimi i diskutimeve u vendos në rolin e ri dhe misionin e Aleancës, spektrin e operacioneve dhe partneriteteve, të cilat i përfshin të gjitha vendet-anëtare dhe vendet partnere të NATO-s.
Zëvendës-ministri i Mbrojtjes Emill Dimitriev në fjalimin shfaqi pritje se NATO edhe mëtej ta mbajë derën e hapur për demokracitë evropiane të cilat i ndajnë vlerat e saj, por edhe i ndërmarrin përgjegjësitë dhe obligimet të cilat dalin nga anëtarësimi. Sipas tij, ende deri në fund nuk është kryer puna e NATO-s dhe BE-së në Ballkan.
"Konsiderojmë se duhet të përshpejtohet integrimi i të gjitha vendeve në rajon në familjen euroatlantike, ndërsa pranimi i shpejtë i Maqedonisë në NATO është kontribut plotësues për stabilitetin e Ballkanit. Prolongimi i hyrjes së Maqedonisë mund të ndikojë në kredibilitetin e Aleancës, që besoj se askush nuk e dëshiron", tha Dimitrov.
Zëvendës-ministri i Mbrojtjes potencoi se për Maqedoninë është shumë e rëndësishme që koncepti i ri do ra riafrimojë mbrojtjen kolektive të vendeve-anëtare, si detyrë kryesore e Aleancës, por do ta rritë edhe kontributin ndaj sigurisë më të gjërë në gjithë rajonin euroatlantik.
Për kryetarin e Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Llazar Elenovski, Maqedonia e cila fuqimisht është e vendosur të vazhdojë në rrugën për anëtarësim të plotfuqishëm, që duhet t'i ndajë të gjitha obligimet me vendet-anëtare të NATO-s si lidhur me partneritetet e reja, ashtu edhe për mbrojtjen kolektive. Koncepti i ri i NATO-s, theksoi, i dedikohet 10 viteve të ardhshme, sepse në kushte të ndërrimit të shpejtë të realitetit të sigurisë në botë, Aleanca duhet të jetë e gatshme t'i mbrojë vlerat për të cilat është formuar.
Sipas Arian Starovës, zëvendës-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, parimet kyçe të NATO-s duhet të ridefinohen dhe Aleanca të përgatitet për rreziqet e reja të sigurisë të cilat janë të paparashikueshme, që ta arrijë suksesin e deritanishëm.
Sipas Ismet Ramadanit, nënkryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Koncepti i ri strategjik do të ofrojë strukturë të re organizuese dhe risi lidhur me intervenimet e NATO-s.
"NATO gjithnjë e më shumë po e përforcon potencialin politik dhe diplomatik. Këshilli me kontinuitet thekson se për Maqedoninë qëllim strategjik është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Megjithatë emri edhe mëtej është pengesa e vetme për të cilën duhet të gjindet kompromis", deklaroi Ramadani në konferencën e titulluar "NATO-ja e Re: Duke e Ndërtuar Konceptin e Ri Strategjik".