E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh, pasi edhe në festivalin në RTSH ku gjithashtu këndonte live, pati të njëjtin problem. Në këto raste çfarë duhet të themi? Që Besa është kaq e mirë dhe kjo puna e mikrofonëve është sa për të prishur syrinn e keq...
Prapaskenat e “Top Fest 7”

















Besës nuk i ecën fare me mikrofonat në festivale

Është një këngëtare shumë e mirë Besa Kokëdhima dhe mbi të gjitha ka ditur gjithmonë të sjellë këngë të realizuara në mënyrë shumë profesionale. Kjo ka qenë dhe arsyeja që këngëtarja në çdo fesitval është vlerësuar me çmime. Por me mikrofonat nuk i ecën fare. Të dielën teksa po jepej finalja e “Top Fest 7”, Besa ishte e vetmja që pati një incident me mikrofonin dhe u detyrua që këngën ta fillonte nga e para. Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh, pasi edhe në festivalin në RTSH ku gjithashtu këndonte live, pati të njëjtin problem. Në këto raste çfarë duhet të themi? Që Besa është kaq e mirë dhe kjo puna e mikrofonëve është sa për të prishur syrinn e keq...

Urimet për Eneidën vijnë në celularin e Ledionit


Eneda Tarifa


Mbase duke qenë prezantues dhe me shumë njohje, Ledioni ka shumë kontakte dhe numra celulari. Pikërisht për këtë arsye duket se menjëherë mbas mbarimit të “Top Fest 7”, në celularin e tij kanë mbërritur mesazhe pa fund ku me siguri të njohurit i kanë bërë komplimenta për prezantimin, por fakti që edhe Eneida është e interesuar për këto mesazhe, me siguri duhet të ketë urime edhe për të, si fituese e çmimit të parë.

Surpriza, Linda Halimi është dobësuar në mënyrë spektakolare

Kur fitoi çmimin e parë në “Top Fes 6” nuk arrinte as ta besonte. Si një vajzë e thjeshtë dhe e ardhur nga fshati, Linda Halimi nuk ishte akoma koshiente për vokalin e saj të jashtëzakonshëm. Aq e lumtur ishte në atë kohë sa iu ka rrëfyer gazetarëve se po ta dinte që do të fitonte, do të ishte përpjekur shumë për t’u dobësuar pasi suksesi të stimulon. Dhe e ka mbajtur fjalën, pasi sivjet ishte një surprizë e vërtetë me rënien e saj të ndjeshme nga pesha.

Publikuar: 04.06.2010 | 08:20
Lexuar: 939 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime