"Biseduam për lidhjet kulturore dhe historinë, që i lidh Dibrën dhe Italinë, por edhe për 5.000 dibranët, të cilët janë për punë në Itali dhe janë shumë qytetarë të respektuar dhe punëtorë të mirë dhe të ndershëm", theksoi pas takimit kryetari i komunës, Fida.
Ambasadori italian në Maqedoni Donatino Marion sot qendroi për vizitë në Dibër, ku realizoi takim me kryetarin e komunës së Dibrës, Argëtim Fida.
"Biseduam për lidhjet kulturore dhe historinë, që i lidh Dibrën dhe Italinë, por edhe për 5.000 dibranët, të cilët janë për punë në Itali dhe janë shumë qytetarë të respektuar dhe punëtorë të mirë dhe të ndershëm", theksoi pas takimit kryetari i komunës, Fida.
Sipas tij, u bë fjalë edhe për realizimin e projektit "Radika e pastërt", i cili zbatohet me ndihmën financiare të Qeverisë italiane.
"Për herë të parë vij këtu dhe jam shumë i mahnitur nga bukuritë natyrore gjatë tërë rrugës prej Mavrovës deri në Dibër. Megjithatë, ky rajon duhet të zhvillohet për të qenë destinacion më i dëshiruar për turistët", tha ambasadori Marion.
Ai bëri të ditur se përveç dibranëve, në Itali punojnë edhe jetojnë rreth 40 mijë shtetas të Maqedonisë.