Madrid, 3 qershor Shkalla e papunësisë në Spanjë muajin e kaluar ka rënë më së shumti në pesë vjet, treguan të dhënat zyrtare, por parashikimet ekonomike vazhdojnë të jenë të zymta.
Sipas të dhënave të Ministrisë spanjolle të Punës, numri i të papunëve sezonalë ka rënë në maj për 1.8 %, krahasuar me muajin prill në 4.06 milionë të papunë.
Numri i të papunëve në këtë vend në maj ka rënë për 76 000, më së shumti falë rritjes së punësimit para sezonit turistike veror. Ministria e Punës njoftoi se kjo është rënia më e madhe për muajin maj, që nga viti 2005.
Shkalla e lartë e papunësisë në Spanjë, në gati 20 % në tremujorin e parë të këtij viti, tregon luftën e vështirë që duhet të bëjë ekonomia e këtij vendi për të dalë nga recesioni më i madh në disa dekadat e fundit.