E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.
Milaim ZEKA: Kėrkesė pėr falje










Milaim Zeka

Ka disa ditë që në mënyrë çnjerëzore është nisur një lojë lugetërish të disa gazetarëve të Kosovës, të cilët profesionin e tyre e kanë mësuar nëpër bankat e turpshme të një mentaliteti të ndyrë ballkanik.

E gjithë kjo ka filluar pas një incidenti të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, në mes meje dhe një kolegeje të Radio Dukagjinit, të cilën nuk e kam njohur dhe as nuk e kam ditur se kush ishte. Doli se ajo vjen nga një familje shumë e respektuar, për çka mua sinqerisht më erdhi shumë rëndë, edhe pikërisht për këtë i kam kërkuar falje publikisht, asaj dhe familjes së saj, përmes axhës së saj, të cilin e kam shok dhe mik.

Dua të sqaroj me këtë rast atë që ndodhi gjatë konferencës. Një gazetare bëri pyetje rreth fondit të Fatmir Limajt. Një tjetër gazetar kërceu me një pyetje tjetër rreth zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës. Në këtë konferencë kam pritur kryesisht pyetje të tipit: “Si e cilësoni vizitën në Kuvajt?”, “Çka iu premtoi mbreti i Kuvajtit rreth pavarësisë?”, “Kur do pranohet ajo?”, etj., e mandej pasi të kryhej kjo temë, të diskutoheshin edhe çështjet tjera. Meqë u prish rendi, thash që të pyes edhe unë rreth Eurovizionit, i cili një natë më parë kishte filluar në Oslo të Norvegjisë. Në fund të fundit, publiku ka nevojë të ketë edhe informacion kulturor, përveç informatave të tjera politiko-debatuese.

Kolegia ime e nderuar u kthye nga unë dhe më ofendoi me fjalët: “Kush hamamin je ti bre që po na përzihesh në pyetje?”, por unë heshta dhe iu përgjigja tepër qetësisht se pyetja ime ishte po aq e logjikshme sa edhe pyetjet paraprake të shtruara prej saj.

Mbas përfundimit të kësaj konference, duke dalë jashtë, përsëri jam provokuar dhe përsëri kam vazhduar të flas e të them se sipas mendimit tim, nuk duhet të dilet jashtë temave për të cilat mbahet konferenca, sidomos kur nuk është dhënë ende asnjë detaj për atë temë.

Si përfundim, e kam lëshuar atë fjalë fyese, duke e cilësuar gazetaren dhe një kolege të saj si lopë të Danimarkës, për çka e kam ndier veten shumë keq. Jam ndier dhe ndihem i turpëruar, edhe pse gjithçka ndodhi në afekt.

Më së shumti jam ndier keq, sepse përveç se kolege, ato janë edhe femra. Është pikërisht kjo gjini për të cilën unë kam më së shumti respekt dhe gjithmonë jam munduar t’i afirmoj vlerat e saj në shoqërinë tonë.

Mirëpo, loja e shtrigave, e filluar nga disa “kolegë” të Kohavisionit, të cilët edhe në të kaluarën janë të njohur për linçime, izolime, dënime mediatike, etj., vazhdoi me Klan Kosovën dhe me disa gazetarë meskinë, të tipit Kërquki.

Ne e dimë si kolegë se çfarë fjalori përdorim mbas konferencave të shtypit, apo nëpër redaksitë tona. Ne e dimë secili se kush çka është, mirëpo duke respektuar kodin etik të gazetarisë, asnjëherë në jetë nuk e kam keqpërdorur ndonjë bisedë private të dikujt për marketingun tim, siç u keqpërdor afekti im për marketing të të tjerëve. Edhe njëherë nënvizoj faktin se i gjithë incidenti ndodhi pasi kishte përfunduar konferenca, ndërsa kameramanët e gazetarët i kishin mbledhur krejt kamerat e mikrofonat dhe ishin nisur të largoheshin. Pamjet të cilat mund t’i shihni edhe në internet janë përzgjedhur me një kujdes shumë të veçantë, gati-gati të përsosur, nga “kolegët” e Kohavisionit, ndoshta për fatin tim të keq pasi i kam trajnuar shumë mirë personalisht në Shkup gjatë viteve ’90.

Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.

Ndërsa shkrimet e disa gazetarucëve, apo shoqatave të mjera të gjoja gazetarëve, as që më interesojnë. Fatmirësisht, ata janë “profesionistë” të vërtetë, siç e kanë ndjerë nevojën ta definojnë mirë edhe në emrin e tyre, duke u largu kështu nga ne, “joprofesionistët”.

Është pikërisht kjo kastë e gazetarëve spekulantë e të korruptuar deri mbi kokë, të cilët e kanë degraduar veten dhe gazetarinë deri në maksimum, e që kërkojnë të mbulojnë pisllëkun e vet nëpërmjet linçimeve ndaj të tjerëve. Këta njerëz tregojnë se ende besojnë tek zgjidhja e problemit përmes linçimeve, diferencimeve apo edhe kërkesave për largime nga puna, si në vitet ‘80, në një kohë kur ekzistojnë gjykatat.

Shpresoj që këta gazetarë do ta kërkojnë edhe dorëheqjen e Bernard Kushnerit, pasi ai e fyeu dhe poshtëroi gazetarin për një pyetje që ky i fundit ia bëri gjatë vizitës në Graçanicë.

Gjithashtu shpresoj edhe që të qetësohen shpirtrat e ndezur të të gjithë atyre “qytetarëve” të nderuar, që e kanë marrë në inat Milaim Zekën e për pasojë edhe vendardhjen time, Drenicën - katund.

Më ka habitur për mirë sjellja tepër korrekte, shumë civile dhe profesionale e Radio Dukagjinit, dhe kryeredaktorit të saj Feim Kurhasanit, të cilët i kanë pasur të gjitha të drejtat të reagonin ndaj incidentit ku ishte përfshirë punonjësja e tyre.

Krejt për fund, iu garantoj teleshikuesve të mi se ashtu sikurse kam pasur guximin deri më sot të merrem me tema hulumtuese që kanë shkelur kallot e shumë njerëzve, të cilët sot e fërkojnë barkun duke u kënaqur me situatën ku gjendem, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të merrem pa kompromis me të gjitha ato fenomeneve negative që e prekin shoqërinë tonë.

Dhashtë Zoti që politikanë të të gjitha partive, por edhe hetues të EULEX’it t’i hapin dosjet edhe të ne gazetarëve, për të parë se kush i ka shërbyer gazetarisë dhe kush korrupsionit dhe mafisë.

Publikuar: 05.06.2010 | 15:42
Lexuar: 1235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
bekim (14/06/2010 13:27:52) O more Milaim Zeka ti vet nuk je kurrfar gazetari e pi fyen te tjeret, korrigjoe veten e mandej te tjeret, se dihet edhe ti si ke ardh ne gazetari.............
floriani (19/06/2010 05:44:20) o bekim ..... krejt shqiptart e europes se send spo mershe me gazetari se milaim ma nana nuk ban i vetmi ky zotri qe eka guximin e plot e ta thot nsy se tjert gazetar nuk kan guzim as me veten kan qe ikan baen gabimet para lufte gjat lufte e mbas lufte. flm shum o zotri Milaim Zeka se ne te europes mburremi me ju. Peshendetje nga kölni i gjermanis.Shoferi Kamionit EXPERT.
lorisi (09/08/2010 23:07:52) Analiza ne tektsin !!

kerkim falja publikisht ni katastrof e radhes..
psh. titulli i tektsit esht krejt ne rregull, po sa te futesh ne tektst, e ki problem ta kuptosh se autori a kerkon falje apo ngrit aktpadia? shembull, Titulli:Publikisht iu kėrkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithė kolegėve tė mi gazetarė, gjithė atyre qė mė kanė qortuar pėr
gabimin e bėrė, tė cilin e pranoj...titulli esht me vend...tash tektsi ne fillim: Ka disa ditė qė nė mėnyrė ēnjerėzore ėshtė nisur njė lojė lugetėrish tė disa gazetarėve tė Kosovės, tė cilėt profesionin e tyre e kanė mėsuar nėpėr bankat e turpshme tė njė mentaliteti tė ndyrė ballkanik.
pra niher e pranon gabimin, dhe qortimin e kolegve te vet. e ma von i gjykon se kan fillu disa lojrash ne mnyr qnjerzore( e qet veten si viktim).
dhe ky vet ne mnyr idirekte fyn prap koleget e vet, se na qenkan mentalitet i ndyr i ballkanit...pra kjo pjes ne fillim te tektsit po rrzon shumqka, nejse.. pjesa e dyt dhe e treta e tektsit esht prap ne rregull, sepse autori ka qellim sqarimin..une me kan ne vend te autorit, kisha fillu meniher me pjesen e dyt dhe te tret , sepse vet titulli e ka hyrjen e bukur ne tektst.e pjesen e par se kisha shkrujt hiq !!

pjesa e 4.
Kolegia ime e nderuar u kthye nga unė dhe mė ofendoi me fjalėt: “Kush hamamin je ti bre qė po na pėrzihesh nė pyetje?”,.. ktu vetem fjalin "hamam" e sho pak problematik po edhe jo dramatik.sepse mir e ka pas, kush je ti qe nderyhn?? mos je far GESTAPO???

tek pjesa e 9.
Edhe njėherė nėnvizoj faktin se i gjithė incidenti ndodhi pasi kishte pėrfunduar konferenca, ndėrsa kameramanėt e gazetarėt i kishin mbledhur krejt kamerat e mikrofonat dhe ishin nisur tė largoheshin. Pamjet tė cilat mund t’i shihni edhe nė internet janė pėrzgjedhur me njė kujdes shumė tė veēantė, gati-gati tė pėrsosur, nga “kolegėt” e Kohavisionit, ndoshta pėr fatin tim tė keq pasi i kam trajnuar shumė mirė personalisht nė Shkup gjatė viteve ’90.

ktu rren, kur thu se gjith incidenti filloj kur perfundoj konferenca, sepse shum mir ndegjohet dhe shifet jakup krasni****tu pergjigj ne pytjet, kur ndegjohesh ti ne prapavij ,tu fjalos me gazetaren.dhe une ta shtroj ty pytjen qka esht ktu lajm ?? ti me gazetaren tu fjalos, apo Jakup Krasni****tu shit fall atu??? sepse mos harro, edhe ti je njeri Publik ne Kosove.. shum thjesht i vetmi lajm esht kan atu, se si ni gazetar nderhyn koleges dhe mundohet ta diktoj ne pytjet, se si shtrohen ato.kjo esht skandal !!! me kan ne gjermani une ktu ku jetoj, tjesh i bindun se hala pa shku te shpija mir, kishe marr vesh se si je perjashtu prej gazetaris Zotni.( po sa po shof edhe te kan perjashtu, sepse pa rrotlla e moderon dikush tjeter,ani ma mir von se kurr).

"""ndoshta pėr fatin tim tė keq pasi i kam trajnuar shumė mirė personalisht nė Shkup gjatė viteve ’90.""" ky rresht me neverit tejmase sepse ktu je tamon aj Milaim Zeka aj tipiki, kishe vetem une di dhe ti je msusui i gazetaris, se pa ty ska jet. po leje bre pash zotin se perpos inatqor qe je ski sen tjeter. dhe perpos fajles "Urretje patologjike" dhe shprehjeve banala nuk sho shum nty..

"Pamjet tė cilat mund t’i shihni edhe nė internet janė pėrzgjedhur me njė kujdes shumė tė veēantė, gati-gati tė pėrsosur, nga “kolegėt” e Kohavisionit""
edhe kto rreshta jon te quditshum. o Milaim nuk jemi ne kohen e komunizmit, mi ba tona te zezat, edhe mu ba kishe nuk ndodhi kurgjo, po ktu pot del karakteri yt, i nji Komunisti te perbetuar ne pah .qfar perzgjedhje bre ?? ato jon xhirime reale bre gjithqka e vertet.. a mos dashte ti mi ndal kamerat kur ke fillu me knaq me dijen tande?? jo jo ka kalu ajo koh e territ.

edhe per fund kisha than se shum mir se te kan perjashtu prej RTK. ne pergjithsi nuk te kisha leju mu marr me gazetari, pergjithsi qka ka te boj me politk ti jasht, je i rrezikshum per shoqerin je i damshum. tungi
teuta (11/08/2010 17:34:06) incidendentet ndodhin , si ne gazetari ashtu edhe ne fusha tjera , por mos i panikavni njerzt me ksi sene bre vlla se mo spo dina kujt mi besu uroj qe gazetaria Kosovare te merret me pune tjera si; ngjarjet e rendesishme dhe korrupcioni e shume sene tjera qe po an preokupojn .
ismeti (08/05/2012 23:48:39) Ti lami dokrrat se besa mas te drejtit nuk po shkon sod kerkush tegjith jan flug mas te fortit.E drjtsis sod njerzit ikan dhan pushim vjetor jo na veq ketu ne kosov po ne evrop e bot koka ma keq sa i perket drejtsis.Prandaj Milaimit mos ja shihni per te madhe se ma let eka pas me gazetaren se me jakupini

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime