E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu thotë organizata “Ndihmë për Donbasin”, e cila mbledh në Rusi ndihma për separatistët në Lindje të Ukrainës.
Një pornostare në betejën e propagandës
Luftimet në lindje të Ukrainës vazhdojnë sërish fuqishëm, pavarësisht një marrëveshje të arritur në Minsk. Rebelët thonë se kanë vrarë 3 mijë ushtarë ukrainas. Por beteja e propagandës ka teprimet e saj

Kjo do ishte një tjetër histori e tmerrshme nga beteja në Lindje të Ukrainës. Një infermiere e re është vrarë në rajonin e Donbasit nga forcat e qeverisë ukrainase. Jo vetëm kaq, por ata edhe e kanë dhunuar trupin e saj, duke e copëtuar me sëpatë.

Kështu thotë organizata “Ndihmë për Donbasin”, e cila mbledh në Rusi ndihma për separatistët në Lindje të Ukrainës.

Ata tregojnë kështu historinë e Sasha Serovës, një infermiereje të re. Madje ka edhe një profil për këtë grua në faqen VKontakte, që është versioni rus i Facebook.

Vetëm se çuditërisht, Serova ngjan shumë me Sasha Grey, një legjendë amerikane e industrisë porno.

Propogandistët e Donbasit thjesht kanë vjedhur një foto? Ka edhe më shumë se kaq. Mbiemri i infermieres, Serova, në fakt do të thotë gri (Grey).

26- vjeçarja nga Kalifornia, me emrin e vërtetë Marina Ann Hantzis, njëherë është implikuar në konfliktin e Ukrainës. Në dhjetor të vitit 2013, kur protestohej në Maidan, ajo shkroi në Twitter: “Mbahu Kiev”. Kjo bëri që ajo të ishte objektiv i blogger-ave pro-rusë.

Grey është një legjendë në botën e pornos. Ajo ka fituar shumë çmime. Por në moshën 23- vjeçare hoqi dorë nga kjo gjini dhe tani punon si aktore në gjini të tjera. Ajo është edhe muzikante dhe shkrimtare.

Fushatën e mbështetësve të Donbasit në rrjetet sociale ajo e ka vënë re. Të mërkurën ajo ka bërë disa mesazhe.

“I dua fansat e mi rus,” shkroi ajo. “Por kjo propagandë po shkon shumë larg,” shkroi ajo, shoqëruar me hashtag-un #FuckPropaganda.

Spiegel

Publikuar: 20.02.2015 | 12:50
Lexuar: 884 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime