Për ambasadorin Fuere , ky takim kishte rëndësi të madhe. Ka disa arsye që e bëjnë këtë takim të rëndësishëm, e para ëshMinistri Jakupi: të se ndriçon natyrën e bukur që ka Maqedonia sidomos pjesa e Malit Sharr, e dyta të motivohet Qeveria që të deklarojë Malin Sharr park nacional
Me rastin e 5 qershorit, Ditës botërore të mjedisit jetësorë, sot në Kodrën e Diellit është organizuar pikniku i bio-diversitetit, të cilit i parapriu një takim me shoqatat malore. Organizimi në fjalë është i Ministrisë së Mjedisit, ndërsa është përkrahur edhe nga ambasadori Fuere dhe UNDP.
Për të zhvilluar një ambient i cili ka pasuri natyrore fillimisht ai regjion duhet të jetë i mbrojtur me ligj qoftë si me mbrojtje të veçantë apo park nacional. Dhe problemet me të cilat ballafaqohemi në natyrë në përgjithësi në ato zona ku ka pasuri natyrore siç është Mali Sharr siç është ndërtimi i pakontrolluar shfrytëzimin i pakontrolluar dhe papërgjegjësi i rezervave natyrore hedhja e mbeturinave gjithandej, me vënien e një regjioni nën mbrojtje të ligjit të gjitha këto probleme do tejkalohen, deklaroi Nexhati Jakupi, ministër i Ekologjisë.
Për ambasadorin Fuere , ky takim kishte rëndësi të madhe. Ka disa arsye që e bëjnë këtë takim të rëndësishëm, e para është se ndriçon natyrën e bukur që ka Maqedonia sidomos pjesa e Malit Sharr, e dyta të motivohet Qeveria që të deklarojë Malin Sharr park nacional, duke shtuar se kjo do ti sjellë beneficione të mëdha banorëve lokal, do bëhet promovimi turistik i kësaj ane dhe kjo anë do jetë e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme, u shpreh Ervan Fuere, ambasador i Be-së në Shkup.
Në këtë takim gjithashtu u bë edhe promovimi i disa librave si Vlerat Natyrore të malit Sharr, dhe vende me bimë të rëndësishme në Maqedoni. Motoja e piknikut ishte "biodiversiteti është jetë", "biodiversiteti është jeta jonë".
Bashkim Sulejmani