Kryesimi i Maqedonisë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, siç tha Milloshoski, do të vazhdojë ta përkrah në aspektin politik dhe në çdo mënyrë tjetër Komisionin e Venecies dhe punën e tij, ndërsa ky jubile ishte rast i mirë që ta shprehim këtë përkrahje.
Komisioni i Venecies është rrëfimi i suksesshëm i Këshillit të Evropës. Ekzistimi i tij u konfirmua me kredibilitetin dhe punën e tij, sepse në nivel evropian dhe më gjerë ai paraqet kasafortë e tarshigimisë kushtetuese dhe kulturës në vendet evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski në Venecie, ku merr pjesë në shënimin e 20-vjetorit nga formimi i këtij institucioni.
Dilema që disa politikanë dhe qeveri e kanë pasur para 20 viteve, kur formohej ky trup i pavarur, siç theksoi ai, sot është krejtësisht jashtë konceptit të Këshillit të Evropës.
"Republika e Maqedonisë e ka përvojën e saj pozitive me këtë institucion. Fakt është se ekspertiza, profesionaliteti dhe autoriteti që e kënaq ky trup janë argumentet më të fuqishme dhe instrumentet në dispozicion të Këshillit të Evropës", tha Milloshoski.
Kryesimi i Maqedonisë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës, siç tha Milloshoski, do të vazhdojë ta përkrah në aspektin politik dhe në çdo mënyrë tjetër Komisionin e Venecies dhe punën e tij, ndërsa ky jubile ishte rast i mirë që ta shprehim këtë përkrahje.
Si kryesues me Komitetin e ministrave të KE-së, Milloshoski në margjinat e ngjarjes ka pasur disa takime, ku i parashtroi interesat bilaterale, por edhe axhendën përmes së cilës kryesojmë me Këshillin e Evropës.