Tërmeti me intensitet mes 4 dhe 7 ballësh sipas shkallës evropiane makrosizmike, që pasdite në orën 13 e 4 minuta u ndje në Shkup, në Tetovë, në Gostivar dhe në disa vende të tjera të banaura në Maqedoni, përveç shqetësimit të banorëve, sipas infromatave të para, nuk ka shkaktuar pasoja të tjera.
Opservatori sizmologjike në Fakultetin matematiko-natyror informoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 60 kilometra në perëndim të Shkupit, pjesën qendrore të Gostvarit. Magnituda lokale e tërmetit ishte 5 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Tërmeti në Gostivar dhe në rrethinë ka qenë me intensitet prej 6 deri 7 ballë sipas shkallës evropiane makrosizmike, kurse në pjesën perendimore të Maqedonisë me intensitet prej 4 deri 6 ballë. Në Shkup intensiteti i tëmetit ishte 5 ballë, kurse në vendet e banuara të Maqedonisë qendrore dhe lindore prej 3 deri në 4 ballë.
Tërmeti siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Gostivari, ka shkaktuar shqetësim te banorët lokalë, por nuk ka informata për dëme eventuale apo lëndime.
Nga dridhja, e cila ka zgjatur rreth dhjetë sekonda, në rajonin e Gostivarit nuk janë regjistuar ndërprerje të komunikacionit apo furnizimit me energji elektrike.
"Në qendrën tonë nuk ka paraqitje të dëmëve në objekte dhe infrastrukturë, deklaroi Deso Mateski, udhëheqës i Qendrës rajonale për udhëheqje me kriza-Gostivar. Është për tu përmendur se më shumë se gjysmë ore rrjeti i telefonisë celulare ishte i mbingarkuar dhe nuk mund të vendoseshin kontakte të rregullta.
Tërmeti shkaktoi shqetësim dhe te popullata në Dibër. Banorët në ndërtesat më të larta i kanë braktisur shtëpite e tyre dhe për një kohë qëndruan jashtë.