E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jasmin Rexhepi, Sami Emini dhe Sead Ramadani shprehën gëzimin për kthimin e tyre, por njëkohësisht edhe pikëllimin për mos përfundimin e misionit humanitar. Ata rrëfyen edhe për përjetimet që i kanë pasur në anije dhe në burgun në Bershevë. Sulmin e forcave izraelite ata e krahasuan me sulm të piratëve.
Kthehen nė Maqedoni tre aktivistėt












Qindra gra burra, fëmijë e pleq, me lule në dorë, parulla për mbështetjen e popullit palestinez, dhe famuj shqiptar, të Maqedonisë, Turqisë dhe Palestinës pritën sot tre aktivistëtët humanitar që ishin pjesë e karvanit të anijeve që udhëtonin drejt Gazës e që u sulmuan nga forcat izraelite 6 ditë më parë.

Jasmin Rexhepi, Sami Emini dhe Sead Ramadani shprehën gëzimin për kthimin e tyre, por njëkohësisht edhe pikëllimin për mos përfundimin e misionit humanitar. Ata rrëfyen edhe për përjetimet që i kanë pasur në anije dhe në burgun në Bershevë. Sulmin e forcave izraelite ata e krahasuan me sulm të piratëve.

“Ne ishin në lutjen e mëngjesit, sulmi ishte i papritur, pa kurrfarë paralajmërimi, pa shenja se ajo është ndonjë ushtri. Dëgjuam zhurmën e anijeve dhe më pas shpërthimin e granatave. Kishte një kohë të shkurtër panik në anije, i larguam brenda ata më të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Nuk dinim se çka po ndodh, nuk ishim në Somali që të presim piratët, por ajo na ndodhi, u rrëmbyem në mes të ujërave ndërkombëtare", tregon Jasmin Rexhepi, aktivist humanitar.

”Veprimet nuk i kanë takuar një armate të konsoliduar. Edhe pasi na kanë robëruar, edhe gjatë sulmit nuk ka kurrfarë norme të armatave të rregullt të veprohet ashtu edhe kemi qenë në ujëra ndërkombëtare kështu që gjithçka ka qenë jo e rregullt nga ana e tyre”, ankohet Sead Ramadani, aktivist humanitar.

"Që në anije ne kishim maltretime. Maltretimi më i madh ishte që nga largimi një nga një me duar të lidhura, ia shihni shenjat i kam akoma në dorë nga shtrëngimi si dhe kishim presione. Vështirësia më e madhe ishte mbajtja e duarve lidhur dhe të shtrënguara, dhe vështirësia e dytë është se na kanë mbajtur ulur në vend me ujë 14 apo 15 orë duke mos na lejuar të shkojmë për ujë apo në tualet", rrëfen Sami Emin, aktivist humanitar.

Aktiviteti humanitar i Jasminit, Seadit dhe Samiut është mbështetur fuqishëm nga qytetarët që kishin dalur t'i prisnin me parulla në mbështetje të popullit palestinez.
”Këtu kemi ardhur, siç po i shihni vet, me i prit heroit tanë human që ishin në një rrugë mjaft njerëzore, mjaft humane, për të ndihmuar bonjakët palestinez, të varfrit palestinez, t’ua zgjasim dorën, mirëpo fatkeqësisht nuk arritën së paku t’ia dërgojnë lodrat fëmijëve”,

”Këtu jemi të shprehim solidaritetin me popullin palestinez dhe t'i presim humanitarët tanë”.
”Sot jemi për t'i pritur vëllezërit tonë, të cilët ishin bashkë me të tjerët për në Gaza, mirëpo siç e dini ju dhe e gjithë bota, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodh”.
Aktivistët falënderuan konsullin e Maqedonisë në Izrael dhe Turqi për angazhimin e dhënë, qytetarët që kishin dalë për t’i pritur dhe mediat për interesin e treguar. Pritje madhështore për tre akitivistët humanitar ishte organizuar në Sllupçan të komunës së Likovës.
Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 05.06.2010 | 23:11
Lexuar: 568 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime