E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbi 27 mijë maturantë iu nënshtruan sot testit të maturës. Testi u zhvillua në 29 komuna të Kosovës dhe pa probleme tha kryetari i komisionit Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa. Rezultatet do të publikohen më 15 qershor.
Matura pėrfundoi










Provimi i maturës u zhvillua pa probleme tha kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa. Ai tha se materiali do grumbullohet nga qendrat ku është mbajtur testi dhe do të dërgohet në Divizionin për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim, ku do të bëhet kontrollimi i testeve.

“Raportet nga terreni flasin që puna ka shkuar përgjithësisht ashtu siç është planifikuar me defekte të vogla, të cilat nuk kanë ndikuar në proces. Natyrisht, ka vende kur maturantët kanë tentuar që edhe të kopjojnë me metoda të ndryshme dhe aparate të ndryshme, të cilat janë kapur nga anëtarët që kanë qenë nëpër komisionet e qendrave të testimit dhe ata janë largu nga klasat”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, maturantët kanë mendime të ndryshme për përmbajtjen e testit. Për shumicën, testi nuk dukej të kishte qenë i vështirë.

“Ka qenë në gjuhë shqipe, matematikë dhe biologji. Testi i ka pasur 100 pyetje. Nuk ka qenë i vështirë, testi ka qenë i lehtë, më e vështira si lëndë ka qenë matematika, tjerat kanë qenë të lehta. Nuk kanë qenë pyetjet e vështira, ato që i kemi dëgjuar më përpara, por në matematikë kanë qenë pak më të komplikuara”.

Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 27 mijë maturantë. Procesi është vëzhguar nga 3 mijë e 200 administratorë e vëzhgues. Ndërkaq, rezultati do të publikohet më 15 qershor. Pas kësaj date, maturantët do të kenë mundësi edhe të ankesave. Afati i dytë i testit të maturës do të organizohet më 27 gusht.

(Berianë Mustafa)

Publikuar: 06.06.2010 | 03:38
Lexuar: 746 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
tina (06/06/2010 18:21:41) a ka mundesi me pas keqperdorime te vlersimeve te testtit te matures nga ata qe jane prezent gjate kontrollimit/ministria/edhe kur behet kontrollimi i testve.faliminderit

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime