E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Menaxheri i “Trepçës” Shala para mysafirëve paraqiti një ekspoze të përgjithshëm për historikun, gjendjen e tanishme dhe vizionin për të ardhmen e ndërmarrjes “Trepça”, për të vazhduar më pas me vizitën në horizontin e 10-të të minierës.
Britanikėt interesohen pėr “Trepēėn”







Një delegacion i nivelit të lartë të biznesmenëve të Britanisë së Madhe, i drejtuar nga princi Majkëli i Kentit, kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”.

Në përbërje të delegacionit, përveç biznesmenëve të shquar, ishin edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Endi Sparks, kryetari i Odës Ekonomike të Britanisë për Kosovë, Rej Pouer, etj. Me këtë rast, në minierën e Stantërgut ata u pritën nga menaxheri i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala dhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula.

Menaxheri i “Trepçës” Shala para mysafirëve paraqiti një ekspoze të përgjithshëm për historikun, gjendjen e tanishme dhe vizionin për të ardhmen e ndërmarrjes “Trepça”, për të vazhduar më pas me vizitën në horizontin e 10-të të minierës. Në galeritë e minierës, mysafirët e lartë u njohën me punën që bëhet aty, kushtet në të cilat punojnë minatorët, vështirësitë që kanë, por edhe për sukseset në prodhimin e xehes.

Pas daljes nga galeria, princi Majkël i Kentit u shpreh se ka ardhur në Kosovë dhe këtu në “Trepçë”, për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, siç është sektori minerar, për të ndihmuar këtë sektor përmes investimesh, në formën e një partneriteti të përbashkët. Ai, lavdëroi punën e minatorëve, stafit inxhiniero-teknik dhe menaxhimin e suksesshëm të kësaj ndërmarrjeje. /kosova sot/

Publikuar: 06.06.2010 | 14:44
Lexuar: 510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime