Dorëshkrimi në formë pergamene që mbart një histori dhjetëra shekullore. Libri me origjinë misterioze përmban më shumë se 27 mijë korrigjime.
Një version e kodeksit Sinaiticus që daton në shekullin e katërt gjendet prej disa kohësh në internet. Është i shkruar me dorë dhe mund të jetë libri i parë i krijuar në historinë e njerëzimit. Faqet e tij tregojnë se si Bibla ke evoluar nëpërmjet shekujve. Më 6 korrik 2009, Bibla më e vjetër e botës u bë dixhitale. Dorëshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit të katërt është një prej teksteve më të rëndësishme të krishterimit, duke datuar në kohën e Konstantinit të Madh. Falë projektit Codex Sinaiticus tani të gjithë mund ti shohin faqet e ashpra të krijuar prej lëkure kafshësh në internet. Fotografitë e librit të shenjtë shfaqin tekstin origjinal në greqisht të shoqëruar me përkthimin në anglisht dhe dëmet e shkaktuara në shekuj nëpër fletë.
Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 në total i kanë mbijetuar shekujve të pacenuara, duke përfshirë një Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit të Vjetër. Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt në vitin 1844, fletët e shkruara me dorë të pergamenës morën rrugën drejt institucioneve në Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bërë ekzaminimin e vështirë deri sa u arrit një bashkëpunim. Sinaiticus shënon një kalim të rëndësishëm në krijimin e librave në histori. Të krishterët e hershëm bënë një zgjedhje të pazakontë, duke lënë mënjanë faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithë tekstet në një volum, i cili më pas ishte i destinuar të lexohej si i plotë. Kodeksi ishte një prej novacioneve teknologjike më të mëdha të kohës së tij, thotë studiuesi i Biblës, David Parker.
Atyre u duhej të krijonin një teknologji të re për të krijuar një libër të plotë. Origjina e Sinaiticus-it sështë e qartë. Mund të jetë një prej 50 Biblave që historiani i hershëm i kishës dhe Peshkopi i Caesarea Esebius përgatiti për Konstantinin. Nëse është kështu, ka mbërritur në një farë mënyre në manastirin e Shën Katerinës, ku thuhet se është dhe vendi i shenjtë i djegies së shkurres së Moisit, si një dhuratë e perandorit Justinian në shekullit e gjashtë. Në çdo rast, Sinaiticus u bë një prej zotërimeve më të rëndësishme të manastirit. Tre dorëshkrimet e rëndësishme që qëndrojnë pas Biblës janë Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus. Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton në shekullin e katërt me Alexandrinus të transkriptuar njëqind vjet më vonë.
Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua në shekullin e pesëmbëdhjetë. Alexandrinus mund të jetë ai që është ruajtur më mirë. Por, vetëm Sinaiticus ka të plotë Testamentin e Ri. Përmbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave dëshmon për historinë revolucionuese të Biblës. Në këtë pikë të gjithë studiuesit bien dakord: Për sa i përket kaligrafisë së kodeksit Sinaiticus ajo mund të cilësohet e mrekullueshme dhe e papërsëritshme. Pas thuajse 1600 vjetësh përdorimi dhe kalimi dorë më dorë dorëshkrimi është sërish befasues, shushatës dhe tepër i çmuar, sipas kuratorëve të projektit. Cilësia e tij rivalizon dhe pergamenat më të mira të dorëshkrimeve mesjetare të prodhuara qindra vjet më vonë.
Po të shihet nga afër dallohet shumë qartë stili i të shkruarit. Cepat e dorëshkrimit të famshëm janë njollosur dhe holluar nga përdorimi. Atë Justin Sinaites, një murg që kujdesej për librarinë e manastirit të Shën Katerinës shpjegon se ky tekst nuk është krijuar si një abstragim, por për të mbështetur dedikimin dhe lutjet e një komuniteti të krishterë që rronte në atë kohë. Prekja e shenjtërisë që përmban ky tekst duket se është e gjallë edhe në shekullin e 21-të duke pasur parasysh kërkesën e njerëzve për ta parë dhe gjithë historinë që dorëshkrimit mbart.
1. Mund ta lexoni online
Më 6 korrik 2009, Bibla më e vjetër e botës u bë dixhitale. Dorëshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit të katërt është një prej teksteve më të rëndësishme të krishterimit, duke datuar në kohën e Konstantinit të Madh. Falë projektit Codex Sinaiticus tani të gjithë mund ti shohin faqet e ashpra të krijuar prej lëkure kafshësh në internet. Fotografitë e librit të shenjtë shfaqin tekstin origjinal në greqisht të shoqëruar me përkthimin në anglisht dhe dëmet e shkaktuara në shekuj nëpër fletë.
2. Bibla përbëhet vetëm nga fragmente të restauruara
Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 në total i kanë mbijetuar shekujve të pacenuara, duke përfshirë një Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit të Vjetër. Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt në vitin 1844, fletët e shkruara me dorë të pergamenës morën rrugën drejt institucioneve në Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bërë ekzaminimin e vështirë deri sa u arrit një bashkëpunim.
3. Mund të ketë qenë libri i parë i vërtetë
Sinaiticus shënon një kalim të rëndësishëm në krijimin e librave në histori. Të krishterët e hershëm bënë një zgjedhje të pazakontë, duke lënë mënjanë faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithë tekstet në një volum, i cili më pas ishte i destinuar të lexohej si i plotë. Kodeksi ishte një prej novacioneve teknologjike më të mëdha të kohës së tij, thotë studiuesi i Biblës, David Parker. Atyre u duhej të krijonin një teknologji të re për të krijuar një libër të plotë.
4. 27 mijë korrigjime, por asnjë kod sekret të Da Vinçit
Fshirje, shtime, korrigjime, zëvendësime Sinaiticus shfaq një Bibël në proces. Ndërmjet shekullit të katërt dhe të dymbëdhjetë, shkrues të ndryshëm kanë korrigjuar drejtshkrimin e dobët të kolegëve të tyre më të hershëm. Me domethënie teologjike është se Ungjilli i Markut përfundon shumë shpejt. Sinaiticus përmban dhe dy libra që nuk ia dolën të miratohen nga kisha më vonë, Letra e Apostullit Barnabas dhe Bariu i Hermas. Ndryshimet janë të rëndësishme sepse sjellin tek ne histori të gjallë.
5. Sinaiticus kishte një fillim misterioz
Origjina e Sinaiticus-it sështë e qartë. Mund të jetë një prej 50 Biblave që historiani i hershëm i kishës dhe Peshkopi i Caesarea Esebius përgatiti për Konstantinin. Nëse është kështu, ka mbërritur në një farë mënyre në manastirin e Shën Katerinës, ku thuhet se është dhe vendi i shenjtë i djegies së shkurres së Moisit, si një dhuratë e perandorit Justinian në shekullit e gjashtë. Në çdo rast, Sinaiticus u bë një prej zotërimeve më të rëndësishme të manastirit.
6. Von Tischendorf komplotoi për ta shtënë në dorë
I etur për tia mbathur me dokumentin që kishte zbuluar, studiuesi gjerman Cosntantin von Tischendorf përhapi një histori se murgjit e Shën Katerinës po grisnin faqet e Sinaiticus-it për të ndezur zjarrin në shporta dhe tha se duhet ta largonte atë nga manastiri për ta mbrojtur. Studiuesi i Biblës, David Parker thotë se kjo është thjesht gjepur. Një shportë është thjesht një shportë. Murgjit i përdornin shportat për të ruajtur dorëshkrimet e librarisë. Dhe pergamenat nuk krijojnë as nxehtësi të madhe, thotë ai.
7. Është një prej tre Biblave më të rëndësishme të hershme
Tre dorëshkrimet e rëndësishme që qëndrojnë pas Biblës janë Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus. Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton në shekullin e katërt me Alexandrinus të transkriptuar njëqind vjet më vonë. Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua në shekullin e pesëmbëdhjetë. Alexandrinus mund të jetë ai që është ruajtur më mirë. Por, vetëm Sinaiticus ka të plotë Testamentin e Ri. Përmbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave dëshmon për historinë revolucionuese të Biblës.
8. E vjetra është e bukur
Në këtë pikë të gjithë studiuesit bien dakord: Për sa i përket kaligrafisë së kodeksit Sinaiticus ajo mund të cilësohet e mrekullueshme dhe e papërsëritshme. Pas thuajse 1600 vjetësh përdorimi dhe kalimi dorë më dorë dorëshkrimi është sërish befasues, shushatës dhe tepër i çmuar, sipas kuratorëve të projektit. Cilësia e tij rivalizon dhe pergamenat më të mira të dorëshkrimeve mesjetare të prodhuara qindra vjet më vonë. Po të shihet nga afër dallohet shumë qartë stili i të shkruarit.
9. Zoti është njësoj popullor si gjithmonë
Ndryshe nga kopertina e famshme e revistës Time në vitin 1966, Zoti nuk është aspak i vdekur. Në 48 orët e para që Bibla më e vjetër në botë u bë e disponueshme në internet, ajo u klikua 96.4 milionë herë. Fatmirësisht, kompjuteri i serverit, i cili është i vendosur në Leipzig ka një tjetër rezervë, ndaj kjo bën të mundur që të mos çekuilibrohet gjithë sistemi nga klikimet e mëdha në numër. Shumë shpejt Sinaiticus do të shfaqet në një dokumentar britanik.
10. Një prekje historie
Cepat e dorëshkrimit të famshëm janë njollosur dhe holluar nga përdorimi. Atë Justin Sinaites, një murg që kujdesej për librarinë e manastirit të Shën Katerinës shpjegon se ky tekst nuk është krijuar si një abstragim, por për të mbështetur dedikimin dhe lutjet e një komuniteti të krishterë që rronte në atë kohë. Prekja e shenjtërisë që përmban ky tekst duket se është e gjallë edhe në shekullin e 21-të duke pasur parasysh kërkesën e njerëzve për ta parë dhe gjithë historinë që dorëshkrimit mbart.