E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Punë e mbarë në Rrugën e Kombit! Reportazh nga punimet e autostradës Vërmicë-Merdare.
Punė e mbarė nė Rrugėn e Kombit!














Ismail Shabani

Të vizitosh vend punishten e segmentit të parë të autostradës Vërmicë-Merdare, pikërisht në kilometrin e 7-të në afërsi të kufirit me shtetin shqiptar, është një kënaqësi e veçantë jo vetëm e një gazetari. Aty shihet se punimet kanë filluar mirë e mbarë dhe me një makineri të përsosur të kompanisë “Bechtel dhe Enka”, e cila ka shumë përvojë në ndërtimin e autostradave në rajon. Gjithashtu, në këtë punishte është duke u ndërtuar një kamp i madh(kontanier) për punëtorë dhe makineri.

“Bechtel dhe Enka”, ka punësuar një numër të konsideruar të punëtorëve që edhe shiheshin se ishin shumë punëtorë të zellshëm. Zhvillimet e punimeve shihen se kanë marr hov për ndërtimin e autostradës, sepse edhe çështja e shpronësimeve dhe telasheve në këtë segment të parë është e tejkaluar, sepse është pronë shoqërore. Gjithashtu punimet janë duke u kryer ashtu si është planifikuar edhe pse punëkryesi kishte hasur në vështirësi gjatë punimve nga terreni jo i mirë.

Bashkë me “Bechtel Enka” edhe 8 kompani vendore

Makineria e kompanisë “Bechtel dhe Enka” ka hasur në një terren me gurë, ku asaj i duhet të bëjë shpërthime në thellësi. Ndësa, sa i për ketë punimeve në këtë fillim shihet se është një seriozitet i madh i punëkryesit, por si do të vazhdojnë punimet se segmentet e tjera mebtet të shihet. Ela Ruqi, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel Enka”, thotë se punimet për autostradën Vërmicë-Merdare, janë duke u zhvilluar në kilometrin e 7-të të trasesë. Ajo që shihet duke punuar nga ekskavatorët janë gërmimet që po bëhen për shpërthime në thellësi për shkak të terrenit të vështirë. Terreni është i vështirë dhe deri në këto momente kemi punuar sipas planifikimeve të parapara. Aty ku ka terren të vështirë me gurë do vazhdohet me shpërthime. Tani jemi duke punuar në tokë shtetërore dhe akoma nuk jemi ne toke private dhe sipas programit janë duke u zhvilluar punimet shumë mire. Se sa punëtorë janë të angazhuar deri më tani në këtë kompani, Ruqi thotë se nuk e di numrin e saktë të punëtorëve, ngase çdo ditë kontraktohen kompani të reja dhe çdo ditë shtohet volumi i punimeve për autostradën në segmentin e parë.

“Unë mund të ju them se janë 8 kompani lokale që punojnë me ne. Kjo është një praktikë e jona meqenëse projekti është një projekt i shpejt, në kohë dhe kjo është ajo që kompania “Bechtel dhe Enka” sjell si filozofi pune”, thotë Ela Ruqi. Ndërsa, kampi është shumë afër nesh. Kompanitë vendore kanë punuar edhe jashtë vendit zakonisht shpejt dhe me cilësi të jashtëzakonshme. “Pra, jemi shumë të kënaqur me punën e tyre. Ne mendojmë që brenda muajit qershor te kemi kampin e ngritur. Stafi do jete i tërë i mobilizuar si i ashtu quajtur kantenier i punimeve”, thotë Ela Ruqi. Sipas saj, gjithashtu traret e urave do prodhohen aty tek kampi për arsye që të jetë sa më afër punimeve. “Do të jene katër qendra të ndërtimit të trareve të urave dhe traretjane shumë voluminoze. Do jene 40 metra të gjata dhe 120 tonë të rënda. Ne jemi duke bërë dizajnimin e këmbës së parë të urës.

Dhe disajnerët janë duke i bërë matjet të shohin si është terreni dhe në këtë formë qyetarët e Kosovës do keni mundësi që brenda dy javëve të shihni gërmimet për këmben e parë të urës nr. 3 që ne i quajmë kështu dhe shpresoj edhe të familjarizoheni me këtë”, thotë Ela Ruqi.

Sipas saj, ky është kampi kryesor i “Bechtel dhe Enka” dhe këtu janë zyrat kryesore. Ajo thotë se ne po punojmë dhe jemi vazhdimisht ne koordinim të plot me Ministrinë e Transportit. Sipas saj, punimet momentalisht janë duke u bërë në tokë shtetërore për t’i dhënë hapësirë Qeverisë së Kosovës që t’i ndjek procedurat ligjore që kërkohen tek shpronësimet. Sipas saj, për veç kësaj që shihet ne po punojmë në km 4 me urën 3 dhe në km 12. Ela Ruqi ka falënderuar banorët të cilët janë shumë mikpritës dhe me këtë mund të thuhet se kjo është edhe tradite shqiptare, por në këtë mënyrë them që nuk do kemi asnjë problem në punime. Ndërsa, përfundimisht Ministria e Ekonomisë do fillojë për vlerësimin e atyre pronave private, dhe tani për tani nuk shihet asnjë problem në zgjerimin e punimeve.

Fillim i mbarë

Sipas ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, sa më shumë të zgjerohet fronti I punimeve aq më shumë do të ketë nevojë për punëtor. Tani për tani janë 8 apo 9 kontraktor, kompani vendore që janë duke punuar në këtë kamp, dhe kjo tregon që fillimi është i mbarë. “Jam i bindur se në vijim të punimeve do këtë edhe më shumë kompani të Kosovës dhe kështu do të shtohet numri i punëtorëve vendor. Ndërsa, punimet për autostradën do përfundojnë ashtu siç janë paraparë në fillimin e nisjes së saj.

“Këtu po shohim një gjigante në përgatitje të kampit edhe të punëtoreve. Dhe kjo punishte është një kryevepër e Kosovës. Këtë kryevepër po e ndërton një kompani shumë e madhe, një konzercium që është super i fuqishëm dhe deri me tani jemi të kënaqur me të gjitha punimet”, thotë ministri Fatmir Limaj. Ai thotë do të vazhdojnë t’i vizitojnë gjithherë këto punime prej të gjitha niveleve qeveritare, por po ashtu Ministria e Transportit që është nismë e projektit dhe mbikëqyrës, do të jetë vazhdimisht krah për krah me punëtoret e “Bechtel- dhe Enka” për t’i ndihmuar, mbështetur dhe për të larguar çdo telashe që mund të ndodhë.

Publikuar: 06.06.2010 | 15:38
Lexuar: 1061 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime