Si konfirmim se Kroacia del nga "faza ballkanike", Josipoviq e përmendi marrëveshjen arbitrale me Slloveninë, me çka, siç tha, vendi ka bërë një hap të madh drejt kulturës politike të kompromisit.
Presidenti kroat Ivo Josipoviq vlerësoi se Kroacia i jeton momentet e fundit nga "faza ballkanike" dhe u angazhua për hyrje të të gjitha vendeve nga rajoni në BE.
Josipoviq theksoi se zgjerimi i BE-së nuk guxon të ndalet derisa edhe vendi i fundit i Evropës Juglindore nuk bëhet anëtar i Unionit.
Si konfirmim se Kroacia del nga "faza ballkanike", Josipoviq e përmendi marrëveshjen arbitrale me Slloveninë, me çka, siç tha, vendi ka bërë një hap të madh drejt kulturës politike të kompromisit.
"Besoj në miqtë tanë sllovenët dhe besoj se plebisciti slloven do ta konfirmojë vendimin e Parlamentit. Kryeministrja Jadranka Kosor dhe unë, me politikën e mbylljes së kontesteve nga e kaluara me fqinjët juglindorë dëshirojmë që këtë kulturë të kompromisit ta përforcojmë edhe në fqinjësi", tha Josipoviq.