E shtunë, 1.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani, pas qendrimit tim në qytetin Minhen të Gjermanisë unë takova edhe një të ri, aktorin Betim Bojaxhiu, i cili hap pas hapi po merr këmbët në fushën e aktrimit në kinëmatografinë dhe teatrin gjerman. Ishte interesant të njoftosh një djalosh ambicioz, i cili mundohet që të arrij një sukses jo për famë por thjesht për kënaqësinë dhe rahatinë e shpirtit tij.
“Nė teater shikuėsin nuk mund ta genjesh”








Elife Kurteshi


Dal ngadal jemi mësuar të themi se shqiptaret po vallëzojnë krahas këngëtareve si Kylie Minouge. Jemi mësuar të themi se shqiptaret po bëjnë emer edhe në fusha të ndryshme si në menaxhim, në medicin por edhe në gazetari. Jemi mësuar të themi se aktoret shqiptar po xhironin me yjet e botës.

Tani, pas qendrimit tim në qytetin Minhen të Gjermanisë unë takova edhe një të ri, aktorin Betim Bojaxhiu, i cili hap pas hapi po merr këmbët në fushën e aktrimit në kinëmatografinë dhe teatrin gjerman. Ishte interesant të njoftosh një djalosh ambicioz, i cili mundohet që të arrij një sukses jo për famë por thjesht për kënaqësinë dhe rahatinë e shpirtit tij.

Ëndërra e tij që një ditë do të bëhët si idoli tij Anthony Hopkins tani ka filluar. Thot se aktrimi është 100% profesoni tij, por njëkohësisht edhe hobi tij dhe pasioni i tij i pandalur. Ai është nga fshati Pllave e komunës se Dragashit (Sharrit).

Në Kosovë ka mbaruar klasen e shtate të shkollës fillore “Shaban Shabani” në Llopushnik. Në Gjermani ka perfunduar klasën e tete dhe të nente. Shkollën e dramës perfundoi në Mynih në shkollën ISSA që do të thot në shqip “Shkolla nderkombetare e drames dhe Aktrimit para kamerës”. Në Gjermani Betimi me familjën e tij jeton nga vitit 1998.

Nga vendlindja është larguar për arsye se babai tij prej vitit 1993 jetonte dhe punont këtu dhe pasi nëna e tij e shkret në 1996 ndrroi jetë pas një smundje të rend jo sheruese, dhe kur në vitin 1998 në Kosovë lufta filloi Betimi u motrat dhe vllëzerit u deshten të largohen nga vendlindja për të ardh tek babai tij.

Në teater ka luajtur edhe para se të fillonte me shkollën e dramës në Ansamblin e “WestEndOpera” kjo ishte një musical për rinin, e cila ishte edhe në një turne në tere evropen dhe në New York City. “Pasi dy vitë më rradhë në skenen teatrore, u binda se kjo është ajo që unë dua ta bejë si profesioni tim”, shprehet Betimi i vendosur.

Pasi e mbaroi shkollen e drames filloi të kerkonte punë si aktor në teater të shumta në Gjermani. Pas disa mujave i u dha rasti dhe filloi të punonte si aktor në teaterin “ Kammer Theater” në Mynih. Aty luajti një vit në tre produksione siq ishin “Shuhu dhe princesha që dinte të flutoroj” të shkrimatrit gjerman Peter Hacks, “Lufta ime”, komedi e zez mbi jetën e Adolf Hitlerit, të shkrimatrit Georg Tabori dhe se fundi në produksionin “Duke pritur Godotin” të shkrimtarit Samuel Beckett.

Pastaj aktori filloi në teaterin “Viel Lärm um Nichts” ku ende është i angazhuar. Deri tash ka luajtur në “Shylock Variationen” bazuar nga drama e Shekspirit “Der Kaufmann von Venedig”. Dhe se fundi në “ Othello-Projekt” bazuar nga drama e Shekspirit “Othello” .

Betim Bojaxhiu

Për momentin Betimi është duke luajtur edhe në teatrin e shtetit në Mynih aty luan në një oper se bashku me tenorin e mirënjohur nga Shqiperia Adrian Xhemen. Betimi gjat bisedes sonë duket që është një djal serioz dhe ambicioz në punë. Thot se të jesh aktor do të thot të punosh vazhdimisht në veten.

“Edhe un si çdo aktor kritikoj edhe veten time. Une për veten time mendoj gjithmone se disa gjera kisha mujt t´i luaj edha më mir, por mendoj se kjo është një gjë natyrore tek çdo aktor.” Por, teatri? John Malkovich, aktori dhe regjisori amerikan, shprehet se “teatri është i gjallë, fi lmi diçka e vdekur” Betimi ka shkelur dyat.

“Edhe unë jam plotësisht i këtij mednimi, po dua t´i shtoj se për shikuësin është filmi i vdekur kurse për aktrorin apo aktoret të cilët kan një moment ku luajn se bashku në film ai moment është për te i gjallë ndersa për shikuësin jo.

Kurse në teater emocionet e një aktori e goditin shikuësin shum direkt edhe janë shum afer tij. Si aktor në film ke mundësinë që një situatë ta perseritish deri sa të thot regjisori se tash është në rregull, në teater si aktor nuk e ke ketë mundësi sepse krejt ajo çka ndodhe në skene është për momentin dhe nuk është perseritse.

Në teater sa i perket emocinoneve shikuësin nuk mund ta genjesh, si pershembull vajtimi, nese në teater vajton pa lotë shikuesi do të thot se nuk ke vajtuar me të vertet, kurse në film ka trika të ndryshme për vajtimin si për shembull qept.

Të presh në teater një qep do të vajton edhe shikuesi me ty, “ shprehet Betimi duke qeshur. Për fund dua ta dij se a ka pasur oferta edhe nga bota e filmit shqiptare dhe se a do kishte pranuar një gje të tillë. Thot se deri tash ende nuk ka pas oferta nga regjisoret shqipetar por me gjith qejf kishze pranuar një ofert të tillë. “Deshira ime më e madhe është që të luaj në teatrin kombetar në Prishtinë. Të luaj në gjuhën shqipe në gjuhën e nënës, është deshira më e madhe deri tash .

Kam deshir ta dij se si është të luaj në gjuhen shqipe, a do të ishte për mua si aktor më e leht të luaj në gjuhen shqipe apo në gjuhen gjermane. Kam deshirë ta dij se si do të ishin emocionet për mua”, tregon Betimi me një zë te butë duke shpresuar se kjo deshir një ditë do të shnderrohet në realitet.

Publikuar: 06.06.2010 | 18:29
Lexuar: 1338 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime