E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ideja më ka lindur në fillim të studimeve, duke menduar se si të furnizohem më lehtë dhe më lirë me literaturë studentore” shpjegon Kreshniku. Por, kjo nuk është e tera. Kohë më parë u zgjodh Miss dhe Misteri i universiteteve të Gjermanisë dhe iniciatori i këtij spektakli ka qenë pikërisht Kreshniku.
Djaloshi qė  mrekulloi universitetet gjermane













Nga Elife Kurteshi, Köln

Është një nga shembujt brilant se si studentët shqiptarë shquhen në mesin e mijëra studentëve të huaj, kur u jepet mundësia të studiojnë nëpër universitete me ndikim, të famshëm të botës. Dhe jo vetëm kaq. E mira qëndron kur të tillët mundohen ta ndajnë dijen e fituar me të tjerët, kur të rinj si Kreshnik Myftari janë të angazhuar edhe në veprimtari tjera veç studimeve.

Projekti për huazim të librave universitarë përmes internetit “semesterbooks.de”, e ka bërë atë posaçërisht të njohur. Studenti nga Peja, jeton dhe vepron në Gjermani që nga viti 1999, kur ka ardhur si adoleshent në moshën 14 vjeçare.

Me shkollë fillore të përfunduar dhe pa njohuri të gjuhës gjermane, ai e ka pasur vështirë të integrohet në sistemin shkollor dhe në shoqëri gjermane. Ai prej nivelit më të ulët shkollor ka kaluar deri në nivelin që e lejon studimin në Gjermani. Tani po i ndjek studimet në degën ekonomi dhe politikë në Universitetin e Heidelbergut. Kreshniku qe një kohë ka realizuar gidën e huazimit të librave universitarë përmes internetit, ide e cila është mirëpritur nga studentët e Gjermanisë.

Semesterbooks.de është një treg interneti i librave të përdorur studentorë. E veçanta e këtij tregu është, se çdo fakultet e ka tregun e vet. Kështu që studentëve të një fakulteti u lehtësohet që të kontaktojnë dhe të tregtojnë në mes veti.

“Ideja më ka lindur në fillim të studimeve, duke menduar se si të furnizohem më lehtë dhe më lirë me literaturë studentore” shpjegon Kreshniku. Por, kjo nuk është e tera. Kohë më parë u zgjodh Miss dhe Misteri i universiteteve të Gjermanisë dhe iniciatori i këtij spektakli ka qenë pikërisht Kreshniku.

“Spektaklet e bukurisë më kanë pëlqyer që në vegjëli. I kam adhuruar, por se do ta organizoj unë një spektakël të tillë, nuk e kam paramenduar ndonjëherë”, shprehet Kreshniku i kënaqur. “Miss

& Mister” Campus është spektakli i parë i bukurisë në universitetet e Gjermanisë, i organizuar nga studentet për studentet. Deri më tani nuk kishte kësilloj spektakli. Kjo e bëri që Kreshniku me idenë e tij tërhoqi vëmendje nga të gjithë studentët, profesorët dhe mediet gjermane.

Kështu që pas një kohe shumë të shkurtë vetë mediet si televizioni “RTL”, radio “BigFM” dhe gazeta e përditshme “Bild” i ofruan ndihmë Kreshnikut, i cili fillimisht mbeti i habitur nga e tëra kjo që ndodhte. Por, jo vetëm kaq. Pas publikimeve në pothuajse të gjitha mediet gjermane, është formuar edhe një juri profesionale. “Miss Germany 2004”, rektorja e akademisë së modës në Këln të Gjermanisë Maria Schmidt Dzionsko dhe Patrick Glöckner,

udhëheqës i kompanisë së mirënjohur gjermane “Amaze Models” ishin vetëm disa nga profesionistët, të cilët Kreshniku me punën dhe vullnetin e tij ka inkurajuar për bashkëpunim.

Konkursi ishte i hapur për të gjithë studentët e Gjermanisë, pa marrë parasysh se çfarë kombësie, feje apo origjine. “Për fat të keq asnjë bukuroshe shqiptare nuk është paraqitur në këtë spektakël. Prisja që të konkurrojnë dhe t´i tregojmë Gjermanisë se edhe ne kemi potencial modelimi. Dallimi nga të tjerat është bukuria jashtëzakonisht natyrale që e kanë vajzat tona dhe kjo, për mendimin tim, do të kishte ndikuar që ndonjëra prej tyre të fitonte”,

shprehet Kreshniku paksa i zhgënjyer. Duke qeshur, Kreshniku ju bënë thirrje shqiptareve që jetojnë në Gjermani, që të konkurrojnë në këtë vit për të treguar se kemi vajza të bukura dhe njëkohësisht studente të dalluara.

“Studentët shqiptarë i këshilloj që në një anë të angazhohen në studime dhe më së shumti në integrimin në rrethet intelektuale në Gjermani si dhe në tërë diasporën, por në anën tjetër të mos harrojnë se kush jemi dhe nga jemi. Ne vetëm kështu mund ta ndihmojmë vetveten dhe mundemi t´i tregojmë botës se edhe ne shqiptarët dimë dhe mundemi”, thotë Kreshniku për fundin e kësaj bisede të shkurtër për lexuesit e gazetës

Publikuar: 06.06.2010 | 05:53
Lexuar: 1163 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime