Në shërbimi Vullnetar Evropian, i njohur gjithashtu si EVS , të rinjtë evropian nga mosha 18-30 për një pagës të vogël, mund të qëndrojnë për disa muaj bamirëse jashtë vendit të tyre. Në vitin 2009 më shumë se 4.500 të rinj kanë marrë pjesë në këtë program, duke përfshirë këtu edhe vendet në të gjithë Ballkanin. Francezi 29 vjeçar Yann Cassaro, punonte në mënyrë vullnetare në qytetit e Gjilanit, ku ai siç thotë vet ka përjetuar një kohë të këndshëm dhe të pa harruar.
Elife Kurteshi
Çdo mëngjes Yann fillon ditën me një kafe të ngrohtë alaturke. Pak më vonë ai kërkon një pije kos dhe një meze të lehtë në një restorant të vogël në qendër të qytetit. "Ky ushqim tipik ballkanik përbëhet nga një pastë mbështjellë me spinaq, djathë apo mish, më tregon ai duke harruar se unë vetë jam nga Kosova. Duke qeshur thotë pra nuk kam se çfarë të tregoj meqë ti mund të më tregosh më shumë". "Ta filloj ditën kështu, në Kosovë ka qenë zakon për mua pothuajse për një vit rresht. I riu tani është mjaft i njohur edhe në mesin e banorëve të
Gjilanit. Duke shkuar në punë Yann tregon se vazhdimisht takon shokët apo shoqet, pa marrë parasysh se çfarë kohe është. Si zakonisht ata përshëndesin njëri-tjetrin me fjalët
Tung, a je lodhur? ose Tung, çka po benë". Yann tregon se zakonisht a ka kushtuar disa minutave dhe pastaj vazhdon rrugën e tij për në zyre tek Agjencia për Demokraci Lokale të Kosovës, shkurtimisht, LDA, një zyrë e vogël në mes të qytetit.
Në Kosovë ai ka dëshmuar momentet me rëndësi historike, si në shkurt, Ditën e Pavarësisë dhe ditët pas shpalljes së Pavarësisë së vendit. Por si një anëtar i një jo-strukturë politike ai nuk do të bëjë asnjë deklaratë për çështjen e pavarësisë. Unë nuk e marrin guximin dhe lirinë ta krijoj një mendim në lidhje me atë në të gjitha aspektet, përgjigjet Yann.
Momente kyçe dhe shumë, shumë kafe
Më shumë se çështjet politike atij i ka pëlqyer më shumë mënyra informale të popullit. Në veçanti, lehtësia me të cilën bëhet fjalë në bisedë me të huaj, ka impresionuar atë në masë të madhe, thotë Yann. Menjëherë duan që të ftojnë për kafe dhe për një bisedë me të, edhe pse ndoshta ajo bisedë nuk është ndonjë bisedë e të thellë, thotë ai.
"Kjo më ka pëlqyer shumë dhe më duket krejt ndryshe nga vendi im edhe pse ne në Francë jemi pothuajse në këtë mënyrë si ju shqiptarët, qeshet ai. Me pak orë mësimesh Yann ishte në gjendje të fitojnë njohuri themelore të gjuhës shqipe, që ai përdor në jetën e përditshme. Në qoftë se njohuritë e tij nuk janë të mjaftueshme, flet në anglisht ose frëngjisht, apo flet me duart e dhe këmbët e tij.
Një përvojë e këmbimit e veçantë
Gjatë studimeve të mia unë nuk kisha të fituar ndonjë përvojë jashtë vendit. EVS për mua ishte zgjidhja më e lehtë, të shkoj larg diku, thotë Yann. Në Kosovë, ai përfundoi rastësisht. Tani ai është shumë i kënaqur që e kanë sjellë në Gjilan. Megjithatë ai mendon se këto kontakte të krijuara, në një qytet më të madh si Prishtina, nuk kishte mundur t´i mbajë aq lehtë si në Gjilan, ku të gjithë i njohin të gjithë.
Para disa ditëve, shërbimi tij vullnetar ka përfunduar. Momentalisht Yann është në kërkim të një vendpune. Kur vjen puna, ai do të donte të mbetet në Ballkan. Pas njëmbëdhjetë muaj që i kaloi këtu, ai tani mund të flet për shërbimin e tij vullnetar. EVS mund të mësojë për të ndihmuar vetvetes në një vend të panjohur dhe për të kapërcyer dhe larguar paragjykimet, thotë Yann i vendosur. Unë tani e di pak më mirë atë që unë dua ta bëjë më vonë në jetë. Në këtë vit kam mësuar diçka edhe për veten time. thotë Yann në fund dhe siç ka mësuar në Kosovë, paguan kafetë për të dytë. Duke qeshur shton se fillimisht kjo e ka hutuar dhe befasuar, se pse një paguan për të gjithë. Por, më vonë ishte mësuar dhe i ka pëlqyer shumë ngas në vendet e tjera secili e paguan faturën e vet.