E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Operatori i sistemit elektro-tansportues i Maqedonisë MEPSO ka ngritur iniciativë deri te Komisioni rregullator i enegjetikës për marrjen e liçencës për SHA EVN Trejding, kompani tregtare e themeluar dhe në pronësi të plotë të SHA EVN Maqedoni, infromoi zëdhënësi i MEPSO-s Nikolla Stojanov në takimin e sotëm me gazetarë.
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni




"Kjo masë është në pajtim me nenin 50 paragrafi 4 i Ligjit për energjetikë, kurse jemi shkaktuar për shkak asaj që EVN Trejding në pesë ditët e para të këtij viti me vetëdije dhe me qëllim ka bërë debalancimin e sistemit për shkak të importit të 27 megavatëve të energjisë elektrike edhe pse nuk ishte në pajtim me furnizuesin SHA ELEM dhe atë e bëri pa lejën e tij. EVN Maqedoni nuk e respekton as mendimin e Komisionit rregullativ për energjitikë e cila kërkon që importi të jetë në pajtim me normat e ditës të cilat i bën SHA ELEM si furnizues i liçencuar i sistemit", tha Stojanov.

Ai shtoi se për problemin e tillë disa herë është paralajmëruar edhe EVN trajding dhe Komisioni rregullator i energjetikës në ç'rast SHA MESPO si kompetente për bilansimin e sistemit ka vendosur të kërkojë nga Komisioni rregullator i energjetikës ta dënojë punën jopërkatëse të EVN trejding.

Në kërkesë të gazetarëve të komentojë iniciativën e MEPSO-s, zëdhënësja e EVN-së Maqedoni Lençe Karpuzovska kërkesën e marrjes së liçencës e vlerësoi si plotësisht të paligjshme dhe jo të rregullt dhe për këtë shkak plotësisht e hedh poshtë. Ajo pohoi se institucionet kompetente ishin informuar me kohë se EVN Trejding do të importojë energji elektrike dhe se ka dëshmi për këtë.

"Importi i energjisë elektrike është paralajmrëuar me kohë deri te të gjitha insitucionet (MEPSO, Komisioni rregullator i energjetikës, ELEM dhe Ministria e Ekonomisë) njëkohësisht për shkak se këtë na e detyron Ligji i ri i energjetikës për të cilin kishim vërejtje, por pasi që Ligji është në fuqi duhet patjetër ta respektojmë", tha Karpuzovska duke shtuar se nuk e ka të qartë iniciativën e institucioneve shtetërore mes të cilave edhe të MEPSO-s për marrjen e liçencës.

Zëdhënësja e EVN-së Maqedoni tha se që nga 1 janari i këtij viti EVN-së i është dhënë ndalesë për import.

"Kjo është në kundërshtim me Ligjin dhe për shkak ndalesës EVN i paguan gjoba firmave me të cilat ka kontrata për furnizim me energji elektrike për humbjet teknike në sistem mbi 11 për qind", tha Karpuzovska duke theksuar se nuk kishin mundësi që të importojnë energjei elektrike për shkak se ishin "plotësisht të bllokuar nga MEPSO".

Ne, tha Karpozovska nuk importojmë vetë, MEPSO është ajo që duhet të na japë leje.

"Importi ynë ishte parandaluar nga MEPSO, kurse njëkohësisht sasinë e njejtë e ka importuar ELEM-i", tha zëdhënësja e EVN-së Maqedoni.

Publikuar: 08.01.2009 | 19:34
Lexuar: 769 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime