Tani për tani pjesëmarrësit në tregje pajtohen se nëse kriza me borxhe në Evropë është infektuese, me siguri nuk do të sjell deri në panikë të tërësishme. Investitorët nuk dëshirojnë t'i lëshojnë mundësitë e mira, ndërsa mësimi nga viti 2008 është se të guximshmit dhe të mençurit mund të mbledhin profit të madh, shkruan gazeta.
Tregu kreditor global tani përjeton "deja vu", pasi kriza me borxhe në Evropë "tregon shenja të kalimit në infektim", duke u infektuar nga kamatat ndërbankare kreditore në Londër deri te kreditorët jocilësorë amerikanë, shkruan në numrin më ri revista londineze "Ekonomist".
Gazeta njofton se mjetet prej pothuaj një mijë miliardë dollarë, të cilat ministrat e financave nga Bashkimi Evropian muajin e kaluar i kanë premtuar për ndihmë të financave në rajon, krejtësisht nuk i kanë qetësuar investitorët, të cilët janë të brengosur se problemet në euro-zonë do të mund të shkaktojnë edhe një dridhje në tregjet financiare në botë, siç ishte dridhja për shkak të "Liman Brothers" para dy viteve.
Shkaku kryesor për brengosje tani, si edhe atëherë, janë bankat.
Libor, kamata me afat të shkurtë, sipës së cilës bankat mes vete huazohen, është rritur deri 0,538, që është niveli më i lartë nga korriku i vitit 2009, ndërsa në mars të këtij viti ishte më pak se gjysma e këtij niveli.