Zyret anti-korrupsion do të hapen në të gjitha pesë universitetet shtetërore. Një zyre do të hapet edhe në Ministri, e cila do t'i koordinojë dhe ku do të parashtrohen të gjitha rastet lidhur me korrupsionin, ndërsa pastaj do të përcillen deri te institucionet kompetente.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të hapë zyre për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në arsim dhe për mbrojtje të të drejtave të studentëve, informoi sot në konferencë për shtyp, ministri Nikolla Todorov.
Zyret anti-korrupsion do të hapen në të gjitha pesë universitetet shtetërore. Një zyre do të hapet edhe në Ministri, e cila do t'i koordinojë dhe ku do të parashtrohen të gjitha rastet lidhur me korrupsionin, ndërsa pastaj do të përcillen deri te institucionet kompetente.
Sipas ministrit Todorov, kjo do të mundësojë kontakt të vazhdueshëm dhe me kohë dhe këmbim të inforatave për problemet që paraqiten në lidhjet e studentëve dhe në raportin mes profesorëve dhe studentëve.
Zyra në Ministri është hapur prej sot, ndërsa organizatat universitare në kuadër të lëvizjeve studentore dhe fakulteteve do të fillojnë me hapje prej nesër.
Projekti realizohet në kuadër të fushatës për luftë kundër korrupsionit në arsim.