E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtëpi qindra metrash katrorë, tokë, troje e para të gatshme, kanë zyrtarët e vendit dhe drejtuesit e institucioneve të tjera publike. Sipas deklarimeve të pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), veprim për të cilën i obligon ligji, asnjë prej këtyre zyrtareve duket se nuk i ka punët keq.
Sa peshon pasuria e funksionarėve nė Kosovė?














Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportin për pasuritë e zyrtarëve të të gjitha institucioneve të vendit. Por, nuk ka mekanizëm për ta vërtetuar saktësinë e tyre. Express sjell disa nga deklarimet e pasurive, ashtu siç i kanë shkruar vetë ata. Asnjëri nuk heq keq.

Shtëpi qindra metrash katrorë, tokë, troje e para të gatshme, kanë zyrtarët e vendit dhe drejtuesit e institucioneve të tjera publike. Sipas deklarimeve të pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), veprim për të cilën i obligon ligji, asnjë prej këtyre zyrtareve duket se nuk i ka punët keq.

Ka të tillë që pagat vjetore, edhe pse nga institucione publike, i kanë deri në 60 mijë euro. Lista e atyre që kanë deklaruar pasurinë është shumë e gjatë, ndërkohë që ka edhe të tillë që nuk e kanë bërë këtë. Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë përfshin periudhën deri me 31 mars të këtij viti. Obligimi për deklarim e pasurisë bazohet në nenin 6, paragrafi 2 të Ligjit me nr. 03/L-151 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave të zyrtarëve të lartë publikë.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve të lartë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë e tyre në vitin 2010 ka qenë 1 mijë e 560 persona, prej të cilëve, pasurinë nuk e kanë deklaruar 70 zyrtarë të lartë publikë. Në mesin e këtyre personave që nuk e kanë përfillur ligjin janë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllavisha Petkovic, Astrit Salihu, këshilltar i kryeministrit, Vilson Mirdita, ambasadori i Kosovës në Gjermani, konsuj, zyrtarë të ministrive, komunave etj. Prej të gjithëve, biznesmeni Behxhet Pacolli dhe kryetar i AKR-së është i vetmi që ka deklaruar pasurinë, por ka kërkuar nga AKK-ja që ajo të mos i publikohet.

Sa u përket zyrtarëve të tjerë që e kanë deklaruar pasurinë, ajo duket të mos jetë e paktë. Megjithëkëtë, AKK-ja nuk ka asnjë mekanizëm i cili do të verifikonte nëse deklarimi i kësaj pasurie është i vërtetë. Kjo bën që deklarimi i vërtetë i pasurisë të mbetet në ndërgjegjen e secilit. Më poshtë sjellim pasuritë e deklaruara të disa prej zyrtarëve të vendit. (Express)

Fatmir Sejdiu, presidenti i Republikës

Shtëpi e përbashkët prej 200 m2- nuk e ka deklaruar vlerën.
Shtëpi me vëllezër, por e papërfunduar- nuk e ka deklaruar vlerën.
Kursime bankare nga të ardhurat- 72 mijë euro në bankën NLB Prishtina.
Në RBKO i ka deklaruar se i ka edhe 20 mijë euro të tjera. Nuk e ka deklaruar pagën mujore. Nuk ka deklaruar se ka kredi.

Jakup Krasniqi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Shtëpi me 4 arë në lagjen Velania në Prishtinë – në vlerë 300 mijë euro.
Tokë në fshatin Negrofc- 20 hektarë të trashëguar- në vlerë 600 mijë euro.
Të ardhurat mujore 2 mijë e 700 euro. Të ardhurat vjetore 32 mijë e 400 euro.
Para të gatshme të kursyera 15 mijë euro. Para të huazuara- 85 mijë euro.

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.

Tokë në Prishtinë- lagjja Veternik, 15 arë- në vlerë 157 mijë euro dhe shitje e shtëpisë në lagjen Arbëria. Shtëpi në ndërtim 700 metra katrorë në lagjen Veternik dhe kredi 100 mijë euro si dhe shitja e shtëpisë 103 mijë euro që në total është 203 mijë euro.
Tokë bujqësore të trashëguar në fshatin Burojë, 7 hektarë në vlerë 180 mijë euro.
Shtëpi 250 metra katrorë të trashëguar në fshatin Burojë- në vlerë 80 mijë euro
Veturë Grand -Cheeroke- nga kursimet në vlerë 11 mijë euro. Sqarim- Vlera e shtëpisë e shitur në lagjen Arëbria është 260 mijë euro. Para të gatshme në NLB – Prishtina, 224 mijë e 901 euro. Pagë vjetore- 17 mijë e 318 euro. Kredi 100 mijë euro për ndërtim të shtëpisë në afat shlyerje prej 120 muaj.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Shtëpi 250 metra katrorë në Lagjen e Universitetit në vlerë 200 mijë euro. Shtëpi dhe tokë në fshatin Lutogllavë në vlerë 200 mijë euro. Veturë Mercedes 220 në vlerë 10 mijë euro, kurse tash Audi A4. Para të gatshme në Pro Credit Bank në vlerë 16 mijë euro. Pagë mujore nga Qeveria në vlerë 1 mijë e 183 euro. Pagë mujore si deputet i Kuvendit të Kosovës- 600 euro. Pagë mujore si profesor në UP- 500 euro. Kredi 39 mijë e 900 euro me afat shlyerje për vitet 2007-2012. Hua nga një person me emrin Azem Lajçi në vlerë 10 mijë euro me afat kthimi 2006-2011.

Ramë Manaj, zëvendëskryeministër i Kosovës

Banesë 75 metra katrorë në Prishtinë- e trashëguar, në vlerë 80 mijë euro. Shtëpi e papërfunduar në lagjen Veternik në Prishtinë- 250 metra katrorë- në vlerë 70 mijë euro. Veturë Audi A4 e blerë nga kursimet- në vlerë 8 mijë euro. Pagë mujore si zv.kryeministër -1 mijë e 180 euro. Shtesa nga Kuvendi i Kosovës- 270 euro
Familja ka kredi-15 mijë euro.

Hashim Rexhepi, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Shtëpi familjare 350 m2 në lagjen Veternik- në vlerë 180 mijë euro. Tokë prej 7.5 arësh të trashëguar – në vlerë 40 mijë euro. Shtëpi e përbashkët e trashëguar – në vlerë 35 mijë euro. Para të gatshme 3 mijë e 600 euro. Pagë bruto vjetore në BQK- 51 mijë e 629 euro.
Bashkëpunëtor i jashtëm i një institucioni arsimor privat- 6 mijë euro. Kredi në bankën NLB-Prishtina- në vlerë 50 mijë euro. Kredi tjetër në vlerë 15 mijë euro.

Adrian Zalli, drejtor menaxhues i Trustit Pensional të Kosovës

Automjet- Chrysler- në vlerë 12 mijë e 700 euro. Para në bankën në New-York-INT Direct- 9 mijë e 200 euro. Në Reiffesien Bank-15 mijë e 506 euro. Në TEB Bank-17 e 111 euro. Pagë bazë bruto vjetore- 46 mijë e 800 euro. Bruto vjetore –përmbajtje- 19 mijë e 200 euro.

Nexhat Daci, kryetar i LDD-së.

Shtëpi familjare- në vlerë 250 mijë euro në lagjen Velania në Prishtinë. Deponime, kursime familjare, kredia bankare- 150 mijë euro. Shtëpia e vikendit- 100 m2 në Brezovicë; kursime familjare, trashëgimi familjare- 90 mijë euro. Para të gatshme në bankën BPB- 10 mijë euro. Para të gatshme në Nova Lubljanska Banka- 31 mijë euro;
Rrogë nga Kuvendi i Kosovës- 24 mijë euro në vit. Të ardhura nga Fakulteti në vlerë 6 mijë euro. Shpërblime në Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës - 6 mijë euro.

Fatmir Limaj, ministër i Transporteve dhe Post-Telekomunikacionit dhe deputet (PDK)

Banesë banimi- 110 m2 në Prishtinë- në vlerë 80 mijë euro. Banesë banimi- 68 m2- në vlerë 70 mijë euro. Shtëpi banimi në Malishevë- 300 m2- në vlerë 250 mijë euro.
Tokë, truall, arë bujqësore 13 hektarë dhe 10 arë në fshatin Banjë të Malishevës- trashëgimi familjare në vlerë 500 mijë euro. Veturë A4 –në vlerë 20 mijë euro.
Audi A6 (pasuri familjare)- në vlerë 25 mijë euro. Para në Pro Credit Bank-225 euro.
Para në Reiffesien Bank -26 mijë euro. Pagë si ministër- 1 mijë e 270 euro në muaj.
Pagë si deputet -744 euro më muaj. Kredi në Reiffesien Bank- 40 mijë euro me afat shlyerje për 10 vjet.

Lutfi Haziri, ministër i Kulturës dhe deputet (LDK)

Shtëpi familjare 16 arë, pronë e përbashkët me prindër- në vlerë 350 mijë euro.
Truall për shtëpi- 5 arë pronë e bashkëshortes në vlerë - 12 mijë euro. Veturë BMW X5- në vlerë 25 mijë euro. Para të gatshme në bankën NLB-Prishtina- 73 mijë euro.
Para në Reiffesien Bank – 5 mijë euro. Paga vjetore- 23 mijë e 730 euro.

Ardian Gjini, deputet nga AAK-ja

Shtëpi banimi 350 m2 e prindërve në Gjakovë - në vlerë 250 mijë euro. Tokë ndërtimore 3 arë në Prishtinë- në vlerë 200 mijë euro. Veturë Mercedes nga kursimet- 15 mijë euro.
Paga neto mujore- 1 mijë 298 euro si deputet i Kuvendit. Shtesa deri në 6 mijë euro në vit që tatimohen sipas ligjit.

Besa Gaxherri, deputete nga LDD-ja

Veturë tip Tiguan- nga të ardhurat familjare- në vlerë 28 mijë euro. Paga vjetore nga Kuvendi i Kosovës- 20 mijë euro. Paga vjetore nga PTK- 16 mijë e 800.

Adem Salihaj

Tokë- 2.7 hektarë në Ferizaj të trashëguar- në vlerë 30 mijë euro. Tokë 0.5 hektar në Ferizaj të trashëguar – në vlerë 300 mijë euro. Shtëpi 200 m2 në Ferizaj- në vlerë 60 mijë euro. Veturë- 5 mijë euro. Para të gatshme në bankën NLB-Prishtina -9 euro e 13 cent.
Në bankën BKT në Ferizaj- 346 euro. Në Bankën Ekonomike - 6 euro.

Bujar Dugolli, deputet i pavarur

Banesë në Prishtinë, 115 m2 – në vlerë 115 mijë euro. Shtëpi 170 m2 në fshatin Nekoc- në vlerë prej 50 mijë eurosh. Tokë bujqësore 1.25 hektar- në vlerë prej 20 mijë eurosh.
Objekt bujqësor- fermë, në fshatin Nekofc- në vlerë prej 15 mijë eurosh. Veturë në vlerë prej 15 mijë eurosh. Para të gatshme në bankën BKT-30 mijë euro. Para të gatshme në Pro Credit Bank-5 mijë euro. Pagë vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës- 17 mijë e 856 euro. Pagë vjetore në UP- 4 mijë e 800 euro (50 për qind e pagës).

Gani Geci, deputet nga LDD-ja

Shtëpi të përbashkët në fshatin Llaushë- në vlerë 128 mijë euro. Veturë- në vlerë 16 mijë euro. Aksionar në NTSH ’Vëllëzërit Geci” – në vlerë 173 mijë euro. Banesë në Prishtinë nga kredia në bankën ‘Reiffeisne Bank- në vlerë 40 mijë euro. Pagë mujore si deputet i Kuvendit të Kosovës- 1 mijë e 294 euro. Anëtar i Bordit në NTSH “Vëllezërit Geci”- 700 euro në muaj. Kredi në Reiffeisen Bank- 25 mijë euro me afat shlyerjeje prej 3 vitesh.

Melihate Tërmkolli, deputete e AAK-së

Shtëpi prej 120 m2 në fshatin Bardh të Madh-nuk është shënuar vlera. Oborr në fshatin Bardh të Madh, 20 arë- nuk është shënuar vlerën. Oborr në vendin e njëjtë prej 15 arësh- nuk është shënuar vlera. Banesë në Prishtinë prej 50 m2, pronë familjare-vlera 60 mijë euro. Tokë bujqësore prej 25 arësh- nuk është shënuar vlera. Veturë Hyndai-Santafea, pronë familjare prej - vlera 12 mijë euro. Pagë vjetore si deputete -19 mijë e 197 euro.

Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës

Shtëpi në Prishtinë e trashëguar- në vlerë prej 138 mijë euro. Tokë-arë, 1/2 e 2.43 hektarë në lagjen Arbëria në Prishtinë- vlera 365 mijë euro. Para të gatshme në Pro Credit bank- 7 mijë e 800 euro. Para të gatshme në Pro Credit Bank- 18 mijë euro. Para të gatshme në Bankën e Biznesit-1 mijë e 500 euro. Paga vjetore si kryetar i Prishtinës- 13 mijë e 200 euro. Nga ASHAK- 4 mijë euro. Nga UP- 5 mijë euro= 22 mijë e 200 euro.
Pagat e anëtarëve të tjerë të familjes- 30 mijë euro.

Agron Mustafa, drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Shtëpi 300 m2 e prindërve- vlera 300 mijë euro. Oborr prej 4 ari, e prindërve- vlera 200 mijë euro. Veturë – vlera 25 mijë euro. Para të gatshme në Pro Credit Bank-70 mijë euro.
Paga mujore -3 mijë e 14 centë. Kredi në Pro Credit Bank- 15 mijë euro.

Arben Gjukaj, drejtor i KEK-ut
Truall prej 30 arësh në fshatin Strellc, e trashëguar- nuk është shënuar vlera.
Tokë 4 ari në fshatin Strellc e trashëguar- vlera nuk është shënuar. Veturë -6 mijë e 500 euro. Para të gatshme në bankën NLB-Prishtinë-43 mijë e 878 euro. Para të gatshme në Reiffesien Bank- 14 mijë e 804 euro. Paga vjetore në KEK- 33 mijë e 600 euro (performanca, plus-minus 25 për qind).

Shyqri Haxha, drejtor i PTK-së

Tokë 6 hektarë në fshatin Sfaracak në Vushtrri e trashëguar- vlera sipas çmimit të lokacionit. Mal prej 4 hektarësh në fshatin Galicë, e trashëguar- vlera sipas çmimit të lokacionit. Shtëpi prej 300 m2 në fshatin Sfaracak- vlera sipas çmimit të lokacionit.
Shtëpi prej 200 m2 në fshatin Sfaracak- vlera sipas çmimit të lokacionit.
Banesë në Vushtrri prej 120 m2, pronë familjare- vlera sipas çmimit të lokacionit.
Shtëpi në Angli e blerë në vitin 2006- vlera sipas çmimit të lokacionit.
Pagën vjetore ose mujore nuk e ka deklaruar.(koha e re)

Publikuar: 06.06.2010 | 20:03
Lexuar: 848 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
invalid (08/09/2010 15:53:50) popo kta krejt kan e din po a kan ata qe kan dhan per liri per kosov hale neper shatorra hale jetojn minxi bajn buken e gojes e kta hajnat ton i shifni o popull qfar pasurie kan rrena 70% nuk e kan te trashuguar ket pasuri

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime