E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi primar i konferencës është që të sigurohet forum i vetëm për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në zbatimin e TIK-ut në arsim, ndërsa një prej përqëndrimeve kryesore do të vendoset edhe në përparimin që Maqedonia e ka bërë në procesin e zhvillimit të shoqërisë informatike.
Nė Ohėr, konferencė e liderėve pėr TIK nė arsim










Maqedonia prej sot e deri më 9 qershor do të jetë nikoqire e konferencës së parë të liderëve për teknologji informatiko-komunikuese në arsim.

Konferenca do të hapet nesër në Ohër, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nën patronatin e korporatës Intel.

Qëllimi primar i konferencës është që të sigurohet forum i vetëm për këmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në zbatimin e TIK-ut në arsim, ndërsa një prej përqëndrimeve kryesore do të vendoset edhe në përparimin që Maqedonia e ka bërë në procesin e zhvillimit të shoqërisë informatike.

Gjatë konferencës është planifikuar të mbahen më shumë panel diskutime siç janë përmbajtjet elektronike, trajnim, implementim teknik dhe etj.

Janë paraparë edhe fjalime të nënkryetarit të Intel-it, Xhon Dejvis, ministrit të Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski dhe ministrit të Arsimit të Shkencës Nikolla Todorov, si dhe të ministrave resorë nga Ballkani dhe Evropa Lindore.

Sipas ministrit Ivanovski, mbajtja e një konference të tillë në Republikën e Maqedonisë është me rëndësi të posaçme për shtetin.

"Përmes kësaj konference do të fitohet mundësia që shumë personaliteteve të rëndësishme dhe të ndikueshme, drejtpërdrejtë t'u prezantohen projektet të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë i realizon, mundësitë që Maqedonia i ofron si dhe reformat në shtet të cilat zbatohen", thotë Ivanovski.

Korporata Intel deri më tani ka organizuar konferenca të këtilla në vende të ndryshme në botë

Publikuar: 07.06.2010 | 14:14
Lexuar: 558 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime